Abuzimi i Bashkisë së Tiranës, taton qytetaren për biznesin dhe magazinën

0
280

Administratorja e farmacisë “Erbasol” denoncon në emisionin “Stop”, në Televizionin Klan, faktin se Bashkia e Tiranës e ka tatuar dy herë si biznes.

Ajo tregon, se disponon një dyqan dhe një ambient për magazinimin e mallit. Një inspektor i bashkisë i ka verifikuar dyqanin, por nuk pranon të bëjë të njëjtën gjë edhe me magazinën. Tashmë zonjës i duhet të paguajë 2 milionë e 200 mijë lekë, pasi në dorë ka një urdhër bllokimi.

Mimoza Petani (administratore e Erbasol sh.p.k)Kam një urdhër bllokimi në dorë që më është bërë nga Bashkia Tiranë. Kam dy gjëra për të cilat mua nuk më pëlqen të paguaj këtë lloj takse. E para, jam tatuar si dy biznese, pra në njërën është ky lloj dyqani, 30 m2, i cili ju shikoni dhe kam edhe një kontratë qiraje të një ambienti ku unë depozitoj si të thuash, mallin. E kam të deklaruar, e ka quajtur domethënë, sikur unë kam dy subjekte tamam dy subjekte të cilat sjellin të ardhura.

Sepse në qoftë se do tarifohem, s’kam pse tarifohem dhe për një ambient që unë e mbaj të mbyllur ku ne do shkojmë ta verifikojmë. Kam kërkuar dhe nga ata që të vijnë ta verifikojnë ka ardhur një punonjës i bashkisë që ka verifikuar vetëm këtë zonën këtu, ishte vetëm i kësaj zone dhe pjesën tjetër duhet të vinte dikush tjetër domethënë që ta shikonte si zonë.

3

Mbasi unë prisja që të vinte dikush tjetër për të bërë atë verifikimin, më vjen një letër e cila thotë se do ju bëjmë bllokimin domethënë të numrave bankarë etj, etj, siç e kanë ato. E kanë bërë bllokimin për mospagim të kësaj takse. Sepse unë duhet me patjetër të paguaj 2 milionë e 200 mijë lekë, bashkë me tarifën e gjobës për arsimin dhe për pastrimin. Kërkoj të tatohem për aq sa e meritoj të tatohem.

Më pas gazetarja e Stopit shkon së bashku me administratoren e farmacisë në magazinën e mallrave.

2  

Mimoza Petani: Kjo është magazina, ku sapo ka ardhur dhe furnizimi për fat. Bëj këtë ndarjen pastaj të produkteve që i çoj gjithmonë në dyqan.
Gazetarja: Dhe Bashkia ta ka vlerësuar si një biznes të dytë?
Mimoza Petani: Po, e ka vlerësuar si biznes të dytë, që besoj se Bashkia me këtë kontratë që unë kam paraqitur, kontratën e qirasë e ka 15% e fitimit çdo muaj që po e paguaj po unë.

Gazetarja e Stopit shkoi për të pyetur në zyrat e bashkisë për këtë çështje.

8

Specialist i Bashkisë: Atëherë, në QKR keni dy adresa aktive për momentin. Kemi domethënë adresën qendrore që është Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, kullat binjake dhe adresën tjetër pallati 2R-Construction.

Denoncuesja: Po, çfarë është ajo?

Specialist i Bashkisë: Këtu në QKR e keni magazinë, për deri sa…

Denoncuesja: Magazinim malli, ishte magazinë dhe e kemi bërë magazinim malli dhe ndërkohë që prisja terrenin tjetër për të ardhur, nuk më erdhi por më erdhi bllokimi bankar.

Specialist i Bashkisë: Në rregull, unë do t’i bëj një… Do flas dhe me gocat lart te Bordi, t’i them mos të bllokohen llogaritë deri në momentin që kësaj t’i jepet zgjidhje.

Në dialog duket se përgjigja ishte se do vinin menjëherë për ta inspektuar, por të nesërmen kishin deklaruar se kishin frikë./ tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here