Mbledhja e grupit/ Basha: Qeveria e zhytur në krim e korrupsion, Rama mbylli hetimin për Frrokun

0
145

basha ne grupKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se qeveria në gjithë këto kohë e ka zhytur vendin në krim dhe korrupsion.

Në mbledhjen e fundit të grupit kuvendor demokrat për këtë sesion parlamentar, kryedemokrati theksoi se Shqipëria e madhe e qytetarëve është krejt e ndryshme nga Shqipëria e vogël e qeveritarëve dhe klientelës së tyre të ngushtë, ku luksi dhe pasuritë e vëna me abuzime e korrupsion nuk kanë asgjë të përbashkët me pasurinë e ndershme në shoqërinë e nismës së lirë.

“Ky ka qenë sesioni kur grupi ynë parlamentar zyrtarizoi për herë të parë në Kuvend dhe luftoi të çonte përpara drejt një ligji konsensual nismën për dekriminalizimin, e cila e nxorri nga errësira në dritë, nga shpërfillja në rendin e ditës problemin e tmerrshëm të kriminalizmit të jetës politike dhe institucionale nga Edi Rama dhe Ilir Meta. Jehona e kësaj nisme ka qenë e madhe, brenda dhe jashtë vendit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE e kanë indentifikuar si problem madhor të Shqipërisë…

Lajmin e plotë mund ta lexoni nesër në “standard” print.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here