“Shthurja” e Parlamentit/ Akuzat dhe fyerjet pa mikrofon mes Berishës, Tahirit, Ramës e Palokës

0
111

BerishaTahiriGëzim Saliu

Seanca  parlamentare shënoi edhe fundin e këtij sesioni, pavarësisht se të hënën do të zhvillohet një seancë e posaçme për ligjin e turizmit. Por, edhe pse ishte fundi i sesionit, para se deputetët të marrin pushimet verore, palët jo vetëm që nuk e ulën tonin e debatit dhe akuzave mes tyre, por e rritën edhe më shumë, duke kaluar deri në fyerje personale.

Seanca kaloi nga akuzat dhe replikat tek sharjet mes palëve politike, gjë e cila u përcoll drejtpërdrejt edhe në televizion. Por krahas akuzave që u dëgjuan në median elektronike ishin të shumta edhe batutat apo fyerjet, të cilat u thanë në sallë jashtë mikrofonit.

“Standard” boton debatin e plotë të zhvilluar në Parlament.

Dogjani: Kur ministri e dinte se kush ishte i dyshuar per vrasjen e Santos, pse nuk beri gje gjithe keto kohe? Majko: Ndersa ne zihemi si grate, kemi gjykata qe per te njejtat krime japin vendime te ndryshme. Sistemi ligjor nuk eshte i keq, por zbatimi i tij eshte per te vene duart ne koke, kryesisht sistemi i drejtesise. S’na shkon te themi se Shqiperia eshte Kolumbi. Edhe une kam verejtje per ministrin e Brendshem, se ai eshte shkeles i ligjit… atij te duhanit. Tahiri çuditet dhe pa mikrofon: Kur paska ndodhur kjo?! Berisha: Ketu ministrat shajne nga mbrapa. Tahiri: Nuk shava, thashe genjen… Berisha i kerkon Topallit t’i marre dosjen qe ka tek vendi i tij dhe e lexon ne foltore: Je i denuar me 1 milion leke per shpifje. Tahiri nga vendi pa mikrofon: Ndaj kujt, ndaj vajzes tende… Berisha: Je denuar per…

Debatin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën “standard” në print.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here