Noka: Rama cinik deri në ekstrem, flet për paga e mirëqënie në zonën më të varfër

0
185

Nga Kukësi deputeti demokrat  Flamur Noka ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Shishtavec.

Noka thotë se “është cinizmi ekstrem i Ramës që flet për paga e mirëqënie në zonën më të vafër”.

“Akuzon që nuk ka rrugë ndërkohë Rama shkoi në Shishtavec nga rruga e Kombit. Është cinizmi ekstrem i Ramës që flet për paga e për mirëqënie në zonën më të varfër. Dua të pyes Edi Ramën se kush i boshatisi këto zona nga banorët. Banorët e Kukësit nuk jetojnë në plantacione hashashi, prandaj janë të varfër”, shprehet Noka.

Noka deklaraten e bëri teksa inspektonte fillimin e punimeve të rikostruksionit të  një rruge në Lagjen e re të qytetit të Kukësit, investim i Bashkisë Kukës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here