Mediat italiane japin alarmin, kanabisi mbretëron ekonominë shqiptare, investimet në bregdet nga trafikantët

0
292

untitled_144

Mediat italiane vijojnë t’i bëjnë jehonë kanabisit në Shqipëri. Edhe pse ministri Saimir Tahiri dhe ministrat apo deputetët e tjerë janë shprehur se pjesa dërrmuese e parcelave janë shkatërruar, për italianët ky është një fenomen serioz. Gazeta “Il Fatto Quotidiano” ka realizuar një reportazh në zonë e Vlorës për problemin e kanabisit dhe duke iu referuar dëshmive të banorëve, tregon se si është masivizuar ky fenomen. Që në titull, gazeta shkruan se kanabisi është mbreti i ekonomisë shqiptare, ndërsa shton se e gjithë droga ka si destinacion Italinë. Reportazhi nis me një deklaratë të ministrit Tahiri, i cili ka kërkuar mbështetje nga Bashkimi Evropian. “Nga vendi i shqiponjave drejt Salento përgjatë rrugës së ‘barit’, çka i jep jetë zonave të tëra nga ana tjetër e Adriatikut. Snajperë e plantacione kudo, negociata dhe akuza përplasjeje mes policisë dhe opozitës. ‘Janë vetëm fjalë, këtu po shkatërrojmë gjithçka, por BE duhet të na ndihmojë’ thotë ministri i Brendshëm”, shkruan portali. Më tej gazetari i referohet dëshmisë së një qytetari vlonjat, i cili tregon se si paratë e kanabisit shkojnë për investime. “Në Vlorë nis të ndjehet vjeshta por çdo vit ajo shndërrohet në tjetër qytet. Punimet e zhurmshme në Lungomare, reklamat e shndritshme dhe autostrada deri në qendrën e populluar. “Këto janë investimet e privatëve. Janë shumë para, por shumica vijnë nga “bari”. I shikon? Këtu poshtë kanë dhe magazinën e mallit, ku e çojnë drogën para se ta hipin në barka”, thotë Miri, duke i dhënë makinës, e duke treguar pallatet e reja 10-15 kate që lindin si kërpudha në vend të lagjeve të vjetra”, shkruan gazeta. Më tej tregohet se si shumë kultivues ndihmojë të afërmit e tyre në Itali me paratë e drogës, ndërsa një tjetër financon arsimimin e vajzës.

Saimir Tahiri pranon kanabistizimin

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur për gazetën italiane lidhur me kultivimin e kanabisit. Sipas saj, ai ka pranuar se ky është një problem dhe se shumë qytetarë nga varfëria janë detyruar që të mbjellin kanabis. “Lufta ndaj drogës nuk mund të jetë vetëm impenjim i policisë, por duhet të godasë rrënjën e fenomenit. Varfëria dhe mungesa e vendeve të punës i shtyn fshatarët e zonave të largëta të kultivojnë kanabis, sepse paratë janë më të thjeshta”, ka thënë ai. Sipas gazetës, në fakt bujqit janë hallka më e dobët e më e varfër e zinxhirit ku mbretërojnë të qetë ndërmjetësit. Ajo shkruan se këtë e tregojnë edhe hetimet italiane: truri i narkotrafikut është menaxhimi i korridoreve deri në destinacionin final. Të gjithë fitojnë pjesën e tyre edhe në anën tjetër të Adriatikut. “Ndërkohë, akuzat e korrupsionit ndaj qeverisë së Edi Ramës mbizotërojnë debatin parlamentar dhe gjithashtu atë të rrugës. “Ky po na quan Kolumbia e Evropës. Po ky tjetri çka bërë kur ishte në pushtet?” thotë Petraqi ulur në kafe, duke iu referuar ish-kryeministrit të tre viteve më parë Sali Berisha, i cili nuk ka qenë kurrë pikë e dobët për vlonjatet”, përfundon portali.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here