Lufta në Irak, shumë qytete të shndërruara në pluhur (Video)

0
249

Pasojat e betejave të përgjashme në Irak janë tronditëse. Shumë qytete janë shndërruar në terrene rrënojash, pluhuri dhe ndotje. Bartela, njëri prej tyre, dikur i populluar nga krishterë, sot është i pushtuar nga qetësia e pazakontë që la pas largimi i Shtetit Islamik. Në gusht të vitit 2014 ky u braktis nga banorët, kur militantët morën kontrollin si pjesë e një fushate rrufe.

Rrënoja, mbeturina, plurur dhe trishtim, kjo ka mbetur në qytetin irakian Bartella, teksa forcat speciale përpiqen të sigurojnë zonën.

Një qetësi e pazakontë është rikthkryer në zonën historike të krishterë mënjëherë pasi qyteti u rimor nga duart e Shtetit Islamik.

Të enjten forcat irakiane zbrapsën xhihadistët në perëndim të vendit, në drejtim të Mosulit, bastionin e fundit të madh të ekstremistëve.

Por kjo do të jetë vetëm për pak kohë, deri sa të ikurit të rikthehen në qytetin e tyre me shpresën e një jete në paqe.

Sakaq luftimet intensive mes trupave të Shtetit Islamik dhe forcave irakiane vijojnë në Mosul, me qëllim çlirimin e tij nga militantët.

Në operacion marrin pjesë forcat kurde Peshmerga, ushtria e Irakut dhe policia kombëtare.

Autoritetet irakiane deklaruan se xhihadistët dërguan më shumë se një duzinë automjetesh shpërthyes në drejtim të forcave qeveritare vetëm në pak orë, gjë e cila ka shkatuar edhe këtë katastrofë.

Ajo që ka mbetur nga ajo betejë është e qartë, ndërtesa të shembura, mbetje makinash dhe plumbash nëpër rrugë, pajisje të improvizuara plasëse, etj

Bartella, dikur strehë për mijëra sirianë të krishterë, u zbras në gusht të vitit 2014, kur Shteti Islamik mori kontrollin si pjesë e një fushatë rrufe nëpër ngastra të mëdha të Irakut dhe Sirisë fqinje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here