AKBN i “qepet” Bankers Petroleum-it, çon raportin e auditit në Arbitrazh

0
159

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) ankimoi raportin e ekspertëve të pavarur “Price Water House Cooper”, i cili i njohu kompanisë Bankers Petroleum nivelin e atyre që njihen si shpenzime të rikuperueshme prej 57 milionë eurosh të kundërshtuar nga qeveria shqiptare. Drejtori i AKBN-së, Viktor Tushaj deklaroi të premten për ATSH-në se sot kemi dërguar në Gjykatën Tribunale të Arbitrazhit Ndërkombëtar ankimimin, pasi gjykojmë bazuar mbi auditimin e kryer se vendimi i panelit të ekspertëve ka qënë i njëanshëm. Por, ai nënvizon se AKBN e as qeveria shqiptare nuk janë në “luftë me kompaninë “Bankers”.

Konflikti mes qeverisë dhe kompanisë Bankers e ka zanafillën në vitin 2011, kur AKBN pretendon se kompania ka deklaruar 299 milionë dollarë shpenzime të pajustifikuara, duke fshehur kështu rreth 57 milionë dollarë taksa.

Pas vendimit, tatimet bllokuan llogaritë e kompanisë dhe mblodhën me forcë detyrimin. “Bankers” kërcënoi me arbitrazh, por më vonë palët ranë dakord të pajtonin një ekspert të pavarur për ta shqyrtuar çështjen. Një muaj më parë paneli i ekspertëve, i përbërë nga “Price Water House and Coopers” i dha të drejtë kompanisë kanadeze, një vendim ky që detyron qeverinë t’i kthejë asaj 37 milionë dollarë taksa mbrapsht dhe të heqë dorë nga arkëtimi i 20 milionë të tjerëve. Sipas raportit të ekspertëve, nga 299 milionë dollarë shpenzime të pajustifikuara që pretendon AKBN se ka deklaruar “Bankers”, vetëm 22 milionë janë të tilla, ndërsa pjesa tjetër janë kosto të drejta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here