Basha i bashkohet protestës/ Thirrje qytetarëve të Tiranës: Të gjithë në rrugë sot…

0
132

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ështrë bashkuar protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Së bashku me krerët e tjerë të partive opozitare, Basha u shpreh se, është në mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa paralajmëroi se, kiushdo që ushtron dhunë do të përgjigjet.

Ata që kanë ushtruar dhunë do të japin llogari. Sinjal të qartë, sa herë që qytetarët preken, rrihen, PD dhe opozita do të jetë pranë tyre. Këtu ështzë bllokuar demokracia, liria, buka e gojës. Ky regjim nuk njeh ligj.

Non stop jemi në mbështetje të Aleancës për Teatrit. Nuk ka rrezik më të madh se Ramavirusi”, tha Basha.

“I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të derdhen në rrugët e Tiranës. Të derdhen dhe të shpëtojnë qytetin dhe të bëhen një shembull për të gjithë qytetarët.”, apeloi lideri i opozitës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here