Burg përjetë turkut, vrau dy fëmijë shqiptarë, sepse i urrente

0
142

 

ne burgGjykata e Hanoverit në Gjermani e dënoi me burgim të përjetshëm turkun Ibrahim B., i cili akuzohet se ka vrarë dy fëmijë kosovarë të komunitetit Rom. Hetimet provuan se në shtator të vitit 2007, turku 44-vjeçar kishte vrarë 8-vjeçaren Jenisa M., e cila ishte mbesa e ish-të dashurës së tij. Ngjarja ndodhi me 7 shtator në Hanover. Vogëlushja kishte dalë nga shtëpia për të shkuar tek halla e saj, që banonte në të njëjtin pallat me turkun. Por prej asaj dite ajo nuk u kthye më në shtëpi. Disa banorë të pallatit e kishin parë për herë të fundit në ashensor. Halla e vajzës dyshoi për turkun dhe bazuar në këto dyshime nisën hetimet. Ibrahim B nuk e pranoi vrasjen fillimisht. Por pasi u zbuluan rrobat e saj në një autostradë të Hanoverit, ai rrëfeu gjithçka. Turku tha se e kishte vrarë dhe e kishte fshehur trupin e vajzës në pyll. Ndërkohë që vuante dënimin, ai u kishte rrëfyer të burgosurve se e kishte përdhunuar vajzën. Përpara Jenisës, ai kishte vrarë një tjetër fëmijë shqiptar të komunitetit rom, Dano, 5 vjeç. Gjatë rrëfimit ai ka thënë se të dy fëmijët i ka vrarë për shkak të konflikteve që kishte pasur me familjarët e tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here