Në vijim të vizitës zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, z. Edmond Panariti dhe delegacioni parlamentar, u takua me Ministrin e Burimeve Ujore të Kinës, z. Chen Lei.
Gjatë këtij takimi u zhvillua dhe ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit midis Ministrisë së Burimeve Ujore të Republikës Popullore të Kinës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë në fushën e administrimit dhe menaxhimit të integruar të ujërave.
Gjatë bashkëbisedimit, z. Meta nënvizoi rëndësinë e përvojës së çmuar kineze në menaxhimin e burimeve ujore në funksion të zhvillimit të bujqësisë.
“Përvoja e palës kineze në fushën e bujqësisë dhe administrimit të ujërave është shumë e dobishme për Shqipërinë, një vend me burime të shumta ujore dhe me prioritet kryesor për zhvillimin e bujqësisë”, tha z. Meta.
Kryetari i Kuvendit Meta vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes si një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin e të dy vendeve në fushën e menaxhimit të ujërave, sidomos në drejtim të vaditjes, kullimit dhe parandalimit të përmbytjeve.
Ministri i Burimeve Ujore të Kinës, z. Chen Lei theksoi se Shqipëria është një vend me burime të pasura ujore dhe me potencial të lartë zhvillimi dhe mirëpriti ftesën e homologut shqiptar z. Panariti për të vizituar Shqipërinë duke e siguruar për mbështetjen e plotë të dikasterit që ai drejton.
Ministri Panariti i kërkoi Ministrit të Burimeve Ujore të Republikës Popullore të Kinës, z. Chen Lei të dërgojë në Shqipëri një grup ekspertësh për të vlerësuar situatën e menaxhimit të burimeve ujore në vend dhe për të ndërmarrë hapat