Pikante/ Partia e Gjergjit erdhi, por pa Bojaxhiun kryetar

“Sfida për Shqipërinë” dhe  “sfidat” e Bojaxhiut

Anesti Barjamemaj

Shumë shqiptar dje kanë marrë një lajm që i ka “gëzuar” pa masë.  Edhe pse kishin kohë që prisnin një lajm për të thyer monotoninë,  pritja për të marrë lajmin “e mirë” ja vlejti. Pas shumë kohëve të ngarkuara me lajme të “dorës së dytë” si drogë, vrasje, seanca plenare dhe debate në seli të partive të ndryshme, tashmë erdhi krye lajmi: U krijua partia më e re në Shqipëri. Një lajm që kishte shumë kohë që pritej me një emocion të madh pasi partitë janë risi në vend. Shqipëria njihte  vetëm 6 parti parlamentare dhe për shkak të diversitetit të paktë, duhet të krijohej një parti e re ( themi parlamentare pasi Gjegji dhe shokët e tij kanë premtuar që me zgjedhjet e 2017-ës vendet në parlament i kanë të sigurta).

Shumë njerëz nuk e gjenin veten për shkak të numrit të paktë të partive (edhe pse në Shqipëri ka më shumë parti se sa votues), po kërkohej një alternativë e re.  Monotonia kishte mbërthyer të gjthë të mëdhenj dhe të vegjël duke pritur me pultin e televizorit në dorë për të  ngritur volumin për të dëgjuar premtimet nga lëvizja e re.

Partia më e re (deri edhe për pak ditë sepse pritet që edhe Ben Blushi të konkretizoj një një lëvizje në parti), e quajti veten “Sfida për Shqipërinë”, duke marrë që në fillim sfidën për të ndryshuar vendin. Kjo lëvizje duket se do të jetë një shpëtim për popullin dhe më në fund është zyrtare. Sipas përfaqësuesve të saj, partia është shpresa “e vetme” për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga të këqijat që vijnë nga tre partitë kryesore dhe politikanë aktualë.  Tani shiptarët janë më të qetë sepse shpëtimi i tyre ra na qielli.  Një parti e re (një lëvizje “jo si të tjerat”) pas shumë kohësh pritje më në fund bëri gjënë e duhur, duke u konkretizaur.  Edhe pse shumë e re, lëvizja e prezantuar dje e fitoi një sfidë pasi u krijua më përpara se partia e Ben Blushit (dhe duhet ta shënojnë si fitoren e parë). Por avokati Altin Goxhaj ( që dallohet si një njeri që nuk ja do të mirën Gjergjit) shkruan se kjo parti është një vegel e radhës nga Soros.  Sipas zotit Goxhaj kjo parti është gënjeshtra e radhës për popullin (është një alternative ndryshe nga të tjerat sepse sic e ka thënë edhe Shalsi do të gënjejnë më bukur).

Ndërkohë edhe pse pritej që kryetari i  kësaj partie të ishte  Gjergj Bojaxhi, ky i fundit preferoi që të qëndronte largpamës dhe nuk u shfaq në publik. Bojaxhi do të jetë thjesht një antëtar partie dhe do të marr urdhëra nga të tjerë.  Nga gara për Tiranën tani Gjergj Bojaxhi dhe grupi i tij do të konkurojnë për të udhëhequr Shqipërinë.  Por kush është Bojaxhiu, si ka hyrë ai në politikë dhe çfarë pritet të ndodh  pas themelimit të “Sfidës për Shqipërinë”?

Burokrati Bojaxhi, preferon që të qëndrojë përsëri i tillë

Gjergj Bojaxhi dikur ka qenë një eksponent i Partisë Demokrtike (një gjë që në fushata e mohon), me një karrierë relativisht të gjatë në kohë, por jo shumë të sukseshme. Hyri dhe doli nga Partia Demokratike si gjithë të tjerët duke mos lënë shumë gjurmë. Bojaxhiu u angazhua në politikën shqiptare në vitin 2005 përmes KOP-it (Komiteti i Politikave Drejtuese),  për tu emëruar më pas kur demokratët erdhën në pushte si zv.ministër i Ekonomisë në qeverinë e parë Berisha. Në këto kohë thuhet se për shkak edhe të lobimit të Rulit, Bojaxhiu arriti të marrë këtë post të cilin e mbajti deri në vitin 2007. Pikërisht në këto kohë në vitin 2006 kur ai punonte si zv/ministër, qeveria Berisha rishikoi disa kontrata energjetike të dhëna nga ish-kryeministri Nano, ndër to edhe TEC-i i Vlorës e Petrolifera (një nga veprimet me ekologjike të Bojaxhiut). Pas kësaj kohe Gjergj Bojaxhi, i ndihmuar apo jo nga të tjerë arriti që të marrë portinë drejtorit të Korporatës Elektroenergjitikë Shqiptare. Postin e KESH e mbajti  deri në vitin 2009. Në këtë post Bojaxhiu u dallua si i vetmi drejtor i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare që ka hipur vetë nëpër shtyllat e tensionit për të prerë telat e cilësuar të paligjshme të lidhjeve të energjisë. Një aksion që më së shumti vendoste në qendër vetë Bojaxhiun si personazh se sa nevojën për ti dhënë fund paligjshmërisë së lidhjeve të dritave, pasi edhe rezultatet në këtë aspekt ishin thuajse zero. Po ashtu në kohën kur ishte drejtor i KESH, Bojaxhiu siguroi dy “shokë” me të cilët zhvilloi ortakëri në biznes, duke siguruar të ardhura jo të vogla.

Pas detyrës si zv.ministër dhe më pas si drejtor i KESH, Bojaxhiu do të kërkonte edhe më shumë dhe kësaj here objektivi ishte roli brenda PD-së. Në vitin 2009 Bojaxhiu do të niste një betejë të brendshme me Aldo Bumçin duke synuar detyrën e kreut të PD-së së Tiranës. Por ndryshe nga më parë, këtë herë Bojaxhiu nuk siguroi rezultatin e dëshiruar. Kjo humbje e parë i la një shije të hidhur ish-drejtorit me pinca në dorë te KESH-it, aq sa edhe vuri në diskutim edhe numërimin e votave (një pretendim të ngjashëm do ta kishte edhe për votat e Tiranës). Por realisht e vërteta tregoi se Bojaxhiu nuk kishte atë mbështetje që mendonte brenda radhëve të demokratëve. Humbja në 2009 bëri që Bojaxhiu të niste një valë sulmesh ndaj përfaqësuesve më të lartë të PD-së (duke u “distancuar” me ta), ndaj atyre që i dhanë atij postet më të larta të administratës në vitet 2005-2009. Nuk po flitej më për kritikë konstruktive apo qëndrime të kundërta me partinë ku militonte, por për sulme ballore me akuza të mbështetura në qëndrime të atyre që njiheshin si “urryesit” më të mëdhenj të atij pushteti. Por edhe kjo taktikë nuk i dha Bojaxhiut atë çfarë kërkonte (pasi në zgjadhjen për kryetar të Bashkisë nuk e ndihmuan aq sa duhej).

Për një periudhë kohe Gjergj Bojaxhi  u zhduk nga skena politike e vendit duke u rikthyer në Everest…. Ngjitja në malin e Everestit me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit u mor nga shumëkush si një tërheqje përfundimtare e “shokut Bojaxhi” nga skena politike. Mjekra e gjatë që ia mbante në atë kohë e bënte te ngjashëm me aktorin Leonardo Di Caprio në filmin e fundit të tij “The revenant” (duke dhënë mesazhin që nuk dorezohej kurrë).  Pas ngjitjes në Everest, Gjergj Bojaxhi kërkoi që të ngjiste edhe një herë tjetër shkallët e karrierës në politikë (por vetëm njohu zbritje). Për të  përmbushur ambiciet e tij Bojaxhiu, mori pjesë në garën për Bashkinë e Tiranës .

afdfasdfasd

Rikthimi në politikë nga burokrat në ekologjist

Pas një mungesë të gjatë në jetën poltitike Gjergj Bojaxhi, rihyri në poltikë (pasi edhe publiku “mezi po e priste” këtë rikthim, ku një pjesë e madhe nuk e njihin fare) . Këtë herë ishte ndryshe nga Gjergji i parë, i shkëputur nga Partia Demokratike  (dhe i ulur në prehrin e dikujt tjetër, por që nuk ishte pranuar asnjëherë)  u prezantua si një ekologjist.  Me sloganin e tij përtej së majtës dhe të djathtës, për Tiranën e gjelbërt (një slogan që ishte përdorur nga Rama në 2009, që mund të quhet një kopje), Gjergj Bolaxhi synonte që të merrte votat e të zhgënjyerve nga sistemi.  Lëvija që ai krijoi kishte si synim që të ishte ndryshe dhe jo si gjithë të tjerat. Gjergj Bojaxhi  hyri në një garë ku që në fillim e dinte që do të humbiste (edhe pse rezultati ishte shumë i “ngushtë”).  Tirana për të ishte humbja më e madhë që ai kishte njohur dhe lëvizja e atëhershme  “Ne Tirana”,  nuk mundi që të  ndryshonte gjë në politikë.

Gjergj Bojaxhi, u shfaq si një fshatar që dashuronte natyrën dhe prioriteti i tij ishte rritja e dhive (por që kurrë nuk e pamë në jetën në fshat, por vetëm në studiot televizive)  në natyrë dhe një mjedis shumë i pastër. I veshur  pa stil zyrtar dhe gju më gju me popullin, “Ne Tirana” bëri një fushatë pa shpenzime të mëdha dhe nuk pranonte që të sponsorizohej (pasi lekët që kishte kompania e naftës që ndoti Shipërinë nuk mbaronin).   Lëvizja e Bojaxhiut  në 2015, u shfaq para publikut si ekologjiste, por drejtuesi saj ishte ai që kishte në zotërim një kompani nafte dhe kishte firmosur vënien në punë të petroliferës.  Në atë kohë u fol se ishte nxitur nga e majta për të përçar të djathtën dhe gara e tij ishte e sposorizuar, por që Boajxhiu këmbënguli deri në fund dhe u “shit” si një njeri përtej të majtës edhe të djathtës. Nga gara për Tiranë për “pak” vota nuk arriti të fitoi dhe premtoi se do të rikthehej më fuqishëm në zgjedhjet e përgjithshmë me një parti.

Më shumë se sfida për Shqipërinë, janë “sfida” për Bojaxhiun

Edhe pse të gjithë prisnin që Gjegj Bojaxhi të ishte në krye të lëvizjes së re për të udhëhequr, ai preferoi që të tregohej modest dhe largpamës.  Përveç se nuk zgjodhi të jetë ai kryetari i “Sfida për Shqipërinë” nuk preferoi as të fliste në komunikimin për medait  kur u prezantuar partia. Gjergj Bojaxhi si një “njeri i thjeshtë”, preferoi që të dilte nga një studio televizive për të dhënë mesazhin për krijimin e partisë.

Por si duhet parë kjo lëvizje e Bojaxhiut?  

Mos dalja e tij  në publik mund të shihet nga shumë këndëveshtirme.  Në pamje të parë duket se Bojaxhi nuk preferon më që të mos meret me poltike dhe të jetë drejtues pasi “sukseset” e tij janë të “mëdha” dhe nuk i bëjnë më përshtypje. Por një këndëveshtirm tjetër është se Gjergj Bojaxhi ka frikë që të përballet me popullin (por edhe me veten e tij) pasi  e di shumë mirë që humbja është e sigurt (dhe kërkon që t’ia faturoj fajin dikurt tjetër).  Po ashtu kjo mund të mendohet edhe si një lëvizje e Gjergjit për t’iu lë vendin të rinjve, i cili megjithëse e di rrugën e suksesit nuk preferon që të eci vet, por do që të mësoj të tjerët si të ecin. Një tjetër pikëvështrim i ccështjes mund të jetë ai i lojës underground të Bojaxhiut, i cili cakton njerëz të tjerë për të të arritur ambiciet e tij politike.  Të vërtetën do na e tregojë koha….

“Sfida” për çfarë?

Partia më e re është quajtur “Sfida për Shqipërinë”, por çfarë do të sfidojë kjo parti? Anëtarët e saj të parë janë emra të cilët kanë një karrierë të gjatë në profesionet e tyre, por përsëri kanë menduar se e mira nuk ka fund dhe do tentojnë që të bëjnë karrierë në politikë.  Në prezantim u tha se “Sfida për Shqipërinë” është lëvizja  e cila  pritet që të “ndryshoj” Shqipërinë.  “Sfida” premtoi  që nuk do të ketë koalicion me asnjë nga partitë e mëdha duke mbyllur dyert ende pa i hapur. Por nëse ofertat do të jenë të mëdha a do tundohen? Shumë parti të tjera që janë krijuar pas mos përmbyshjevet ë ambicjeve si anëtar partie kanë përfunduar përsëri në koalicion me Partitë e mëdha, por a do të ndodh kjo gjë me “Sfidën”?

“Sfida për Shqipërinë ” i bëri thirrje të gjithë shqiptave të ndershëm që të bashkohen, por a do të pranojnë në gjirin e tyre edhe ata që nuk janë të ndershëm,  por kanë në dorë një votë? Të gjithë shqiptarët e quajnë veten të ndershëm dhe nuk mund tu cënohet karakteri i tyre,  si do të matet ndershmëria e atyre që do aderojnë në këtë parti? Nuk do të pranohen nga partitë e tjera kur anëtarët  e saj janë “i-sha” të partive të tjera, apo do të betohen për ta mos tradhëtuar kurrë për tu bërë pjesë e “Sfidës”.

*Rubrika “Pikante” i trajton lajmet apo zhvillimet e ditës me pakëz sarkazmë, ironi e nota humori

Pikante/ Partia e Gjergjit erdhi, por pa Bojaxhiun kryetar

Meta vizitë në Pekin: Përvoja e palës

Pikante/ Partia e Gjergjit erdhi, por pa Bojaxhiun kryetar

Rimini/ Familja shqiptare hidhet nga kati i

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko