Meta takon homologun e tij në Kinë: Të forcohet bashkëpunimiekonomik dhe tregëtar

0
165

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta dhe delegacioni parlamentar shqiptar në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kinë u prit sot në një takim të veçantë nga homologu i tij, Kryetari i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Zhang Dejiang.

Gjatë takimit, Meta shprehu bindjen se kjo vizitë do t’i shërbejë intensifikimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve që mund të konsiderohen të shëndetshme, dinamike dhe të qëndrueshme. “Bashkëpunimi parlamentar përbën një dimension të rëndësishëm dhe ka një rol të pazëvendësueshëm për të forcuar lidhjet midis dy vendeve dhe dy popujve tanë. Shkëmbimet e vizitave të nivelit të lartë mes dy parlamenteve do të duhet të shtrihen dhe të pasohen edhe nga ato të komisioneve të veçanta parlamentare dhe të grupeve të miqësisë”, – theksoi Meta

Ai konfirmoi politikën e palëkundur të Shqipërisë për një Kinë të vetme, atë të Republikës Popullore të Kinës, duke pohuar gjithashtu se Shqipëria ndihet krenare që ka kontribuar për t’i dhënë Kinës vendin që ajo meriton ne OKB. Duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, Meta u shpreh se janë të mirëpritura edhe më shumë investime nga ky vend mik në fushat si bujqësia, turizmi dhe infrastruktura. Në këtë kuadër janë të rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar dypalësh nismat kineze “Një Brez një Rrugë” dhe ajo rajonale “16 + 1”, në të cilën Shqipëria është shumë e interesuar të luaj rolin e saj.Kryetari i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, z. Zhang Dejiang, në fjalën e tij të mirëseardhjes nënvizoi kënaqësinë që Kryetari Meta vjen në vizitë zyrtare në Kinë dhe shprehu besimin se kjo vizitë do t’i shërbejë më tej intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në fushat me interes reciprok.

Kryetari Zhang Dejiang theksoi se Kina nuk do të harrojë kontributin e Shqipërisë për të rifituar vendin e saj në OKB dhe se ajo do të jetë gjithmonë mirënjohëse, duke vlerësuar gjithashtu edhe qëndrimin e Shqipërisë për një Kinë të vetme. Kryetari i Asamblesë Popullore të Kinës, pasi bëri një prezantim të reformave politike dhe ekonomike në Kinë, ndau bindjen me z.

Meta për të shtuar më tej bashkëpunimin parlamentar në nivelet e komisioneve në interes të intensifikimit të marrëdhënieve politike mes dy vendeve tona. Sakaq, Kryetari i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, z. Zhang Dejiang, siguroi se do të mbështesë kompanitë kineze për te investuar në Shqipëri. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta e ftoi Kryetarin Zhang Dejiang për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë e cila u pranua me kënaqësi.

meta-takim-zhang-dejiang3 meta-takim-zhang-dejiang4

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here