Kthehet Gani Gurguri: Ja tërmeti që do të bjerë në nëntor në Shqipëri

0
212

Gani Gurguri është një 54-vjeçar që jeton dhe punon në qytetin e Fierit. Ai është i njohur gjerësisht në rrethin e tij por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë falë aftësisë së tij të veçantë për të parashikuar motin. Në një intervistë për dritare.net

Ganiu tregon se si ka parashikuar disa parashikime që kanë dalë të gjitha të vërteta si dhe ka bërë një parashikim për motin gjatë muajit nëntor. Më poshtë ndiqni intervistën e plotë me Gani Gurgurin.

Dritare.net– Ku jetoni dhe ku punoni? Jetoj në qytetin e Fierit, punoj tek Alpetrol.

Dritare.net– Si keni nisur të parashikoni motin dhe tërmetet? Dashuria për natyrën më ka bërë të merrem me këtë gjë. Duke e njohur natyrën, fillon t’i kuptosh shenjat e saj, nëpërmjet të cilave ajo kërkon të komunikojë me ne.

Dritare.net– Keni studiuar për sinoptikë? Jo, nuk kam studiuar.

Dritare.net– Çfarë metodash përdorni për të realizuar parashikimet tuaja? Për metodat janë kuriozë të gjithë, por nuk tregohet sekreti i punës. Metodat janë të thjeshta por puna është e vështirë dhe në qoftë se i thua, njerëzve ju duken absurde, në këto kohë kur shkenca ka evoluar. Pasioni, aftësia për të kuptuar shenjat e natyrës dhe praktika, janë ato çka me dallojnë nga njerëzit e zakonshëm. Edhe unë njeri i zakonshëm jam, por puna që bëj është e jashtëzakonshme.

Dritare.net- Çfarë keni parashikuar më parë dhe sa të sakta kanë qenë parashikimet tuaja? nga fenomenet natyrore që kanë ndodhur në vitet e shkuara, Parashikimet e mia janë të hershme dhe rezultatet janë më se të sakta, do më duhej një ditë e tërë për t’i treguar. Po tregoj disa prej ngjarjeve që kanë bërë më shumë bujë dhe më shumë dëme në njerëz dhe materiale. Në 1985- përmbytje.

Lajmërova Kryetarin e kooperativës

1- 3.11.2005- përmbytje masive pas daljes së Vjosës,

lajmërova Fatos Bejën 2.02.2007-

paralajmërim për det të keq,

Ngel vapori në Durrës 10.6.2007-

parashikim për ardhjen e Xhorxh Bushit Shqipëri.

Ndërkohë që të gjitha mediet e jepnin me shi, parashikimi im ishte për kohë të mirë, ashtu edhe siç ndodhi.

7.12.2010- përmbytje masive.

2014- 2015- bëra kalendar meteorologjik, ku parashikova shi me intensitet të lartë, lajmërim që e bëra edhe në mediat lokale,

Fier 17- 20.11.2014- përmbytje në Laç, 3 viktima

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here