Kryeministri i Irakut vlerëson progresin ndaj ISIS

0
150

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka konfirmuar edhe njëherë se operacioni për çlirimin e qytetit të Mosulit nga ekstremistët e Shtetit Islamik ka ecur me ritme mjaft të kënaqshme, duke kaluar madje edhe pritshmëritë që kishin ekspertët në lidhje me këtë ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake.

Nëpërmjet një konference të mbajtur për mediat, kryeministri al-Abadi, vlerësoi arritjen e ushtrisë së tij, duke falenderuar ndër të tjera edhe mbështetjen e koalicionit ndërkombtar të luftës anti-ISIS që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara, por edhe militantët kurdë që po përparojnë nga lindja drejt qëndrës së qytetit. Gjatë orëve të fundit, forcave të armatosura u janë bashkuar edhe njësitë speciale anti-terror, të cilat do të jenë një plus për trupat që kanë luftuar deri më tani. Operacioni i nisur disa ditë më parë, është aksioni më i madh ushtarak i ndërmarrë nga Iraku, që prej ndërhyrjes së amerikanëve në vitin 2003.

Megjithatë, pavarësisht përparimit ekspertët kanë paralajmëruar se do të duhen disa javë deri sa qyteti të spastrohet përfundimisht nga militantët e Shtetit Islamik. Shqetësimi më i madh për ndërkombëtarët janë qytetarët e thjeshtë, të cilët mund të preken nga luftimet. Aktualisht mendohet se në Mosul janë ende afro 1.5 milionë banorë.

Një pjesë prej tyre kanë nisur që të largohen, por shumica nuk janë lejuar nga ekstrëmistët e ISIS. Terroristët i kanë përdorur civilët edhe si mburoja njerëzore për t’u mbrojtur nga sulmet e ushtrisë irakiane. Në operacionin për çlirimin e Mosulit janë angazhuar në total afro 30.000 forca të armatosura, të cilat janë në një epërsi të theksuar ndaj ISIS, i cili numëron afro 5.000 luftëtarë. Mosuli është qyteti i vetëm në Irak që kontrrollohet nga Shteti Islamik, ndaj rimarrja e tij do të kishte një rëndësi mjaft të madhe strategjike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here