Invalidët në protestë/ Bashkia: Qeveria të zgjidhë situatën

0
156

invalid-300x175Invalidët kanë protestuar sot përpara Bashkisë së Tiranës pasi nuk lejohen të udhëtojnë falas në autobus edhe pas marrëveshjes të arritur nga ministri Veliaj me Shoqatën e Transporteve.

Sipas kreut të Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të Punës, Abdulla Omuri invalidët po zbriten me dhunë nga autobusët. “Në autobusë po zbriten me forcë invalidët. Kemi 5 denoncime për dhunë të ushtruar nga faturinot’, tha ai. Protesta është bërë para bashkisë, pasi sic tha Omuri është ky institucion që cakton kriteret dhe lidh licencat me shoqëritë e transportit. “Do të protestojmë edhe para ministrisë së Transporteve. Janë mbi 22 mijë persona invalidë që preken. Marrëveshja u shkel nga Shoqata e Transporteve. Vetëm linja Kamëz-Tiranë zbaton marrëveshjen për invalidët”, tha ai ndër të tjera. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Bashkisë së Tiranës, sipas së cilës zgjidhjen e situatës duhet ta japë qeveria. “Invalidët po keqpërdoren politikisht. Ministri i Mirëqenies Sociale pranoi vetë përgjegjësinë për invalidët. Shoqata e invalidëve duhet të kërkojë përgjegjësit. Qeveria t’i japë zgjidhje sitatës së krijuar”, thuhet në reagimin e Bashkisë së kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ndër të tjera, apelon që invalidët të mos përdoren politikisht, ndërsa i kërkon qeverisë të zbatojë ligjin që vetë ndryshoi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency