Hiqej si e dashura e tij, 18 vjecarja nga Kosova dhe tutori i saj i zhvasin lekët 59 vjecarit nga Zvicra

0
147

Lidhjet në diferenca të mëdha moshe nuk habitin më askënd, madje as martesat e tilla. Por ama edhe rastet kur këto lloj lidhjesh bëhen për të përfituar financiarisht, nuk janë të pakta. Kjo i ka ndodhur një 59-vjeçari zviceran, i cili i ka besuar një vajze 18-vjeçare nga Kosova, por zhgënjimi ka qenë i madh. 18-vjeçarja dhe tutori i saj 40-vjeçar, të dy nga Kosova, kanë arritur t’i rrëmbejnë rreth 2000 franga zviceranit në emër “të dashurisë për interes”. Ngjarja ka ndodhur në Uster të Zvicrës, dhe sipas “Blick”, policia ka arrestuar vajzën e re dhe tutorin e saj. Arrestimi i tyre ka ardhur pas denoncimit nga 59-vjeçari, pasi kuptoi mashtrimin e vajzës. Dy të ndaluarit tashmë do të përballen me drejtësinë, pasi akuzohen për veprën penale “mashtrim përmes favoreve seksuale”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here