Durrës/ Punëtori bie shkallët dhe humb jetën, arrestohet pronari 47-vjeçar i banesës

0
225

Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pas vdekjes së një 41 vjeçari në banesën e tij. Në pranga përfundoi Spartak Gjyli, banues në lagjen Nr.13, Plazh.

“Më datë 19.10.2016,  rreth orës 09:40,  shtetasi L.B. 41 vjeç, ka qenë duke punuar në banesën e shtetasit Spartak Gjyli(montuar një palë shkallë) dhe është rrëzuar nga lartësia. Për pasojë shtetasi L.B. ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë”, sqaron policia lokale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here