Putin i bashkohet Merkelit në takimin e paqes në Berlin

0
124

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të presë në një takim katër-palësh në mbrëmjen e së mërkurës, Presidentin rus, Vladimir Putin, atë ukrainas, Petro Poroshenko si dhe atë francez, Fransua Hollande, teksa në tryezën e bisedimit do të diskutohet për mundësinë e shtimit të përpjekjeve për të rikthyer stabilitetin në Ukrainën lindore si dhe do të flitet për implementimin e suksesshëm të marrëveshjes së Minskut, e cila u arrit vitin e shkuar. Në komunikatën e bërë për mediat, zyrtarët e kancelares Merkel shpresën edhe qëndrimin e Gjermanisë për këtë cështje, duke nënvizuar se pavarësisht progresit që është shënuar, armëpushimi nuk po rrespektohet plotësisht dhe se duhet që shumë shpejt të niset një proces politik për zgjidhjen e ngërçit. Ata shtuan se këto problematika do të adresohen nga kancelarja Merkel edhe gjatë këtij takimi të rradhës.

Palët kanë zhvilluar disa takime përgjatë muajve të fundit, por më i rëndësishmi prej tyre u mbajt në Paris më datë 2 tetor të vitit të shkuar. Për këtë arsye, kjo mbledhje do të pritet me interes të madh. Marrëveshja e Minskut, e cila u ndërmjetësua nga Franca dhe Gjermania, ka ndihmuar për t’i dhënë fund përplasjeve të ashpra në Ukrainën lindore, por pavarëishst kësaj, përplasjet kanë rinisur ndërkohë që nuk ka ende një dialog të mirëfilltë mes Rusisë dhe Ukrainës. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse gjatë samitit, Presidenti Hollande dhe kancelarja Merkel do t’i adresojnë Presidetit Putin, qëndrimet e tyre sa i përket cështjes së Sirisë. Kujtojmë që kërkesa e Presidentit Hollane për të hetuar Rusinë për krime lufte në Lindjen e Mesme, bëri që lideri i Kremlinit të anulonte një vizitë zyrtare që kishte parashikuar në Paris.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here