Bisedimet për anëtarësim, Bushati: Presim rekomandim të qartë nga KE

0
170

Qeveria shqiptare pret me optimizim një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim me Komisionin europian. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë krijimit të miqësisë në Parlamentin Evropian “Friends of Albania”, deklaroi se në nëntor pritet një rekomandim i qartë për nisjen e negociatave

Shqipëria optimiste për një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave Shqipëri-be. Gjatë një ceremonia e prezantimit të grupit të miqësisë në Parlamentin Evropian  ‘Friends of Albania’, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shprehu këtë optimizëm për një vendim të qartë të Komisionit evropian në muajin nëntor.

Bushati: Me PE dhe me grupin e miqve i cili rrok të gjithë spektrin politik të këtij Parlamenti, ne kemi diskutuar hapat e ndërmjetëm që duhet të ndërmarrim së bashku pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian. Ne presim natyrisht një rekomandim të qartë për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe roli i Parlamentit Evropian si trupa përfaqësuese e Unionit, është i një rëndësie të posaçme.

Duke theksuar rolin e PE-së si një mbështetës aktiv i përpjekjeve transformuese dhe modernizuese të vendit, konfirmoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me reformat shtet-konsoliduese në vend, duke shprehur bindjen se ngritja e këtij grupi në një moment kyç për avancimin e vendit drejt BE-së, do të sjellë energji të reja në reformat që po ndërmerr vendi ynë, si dhe në rrugëtimin tonë evropian.

Europarlamentarët vlerësuan politikën konstruktive të Shqipërisë në rajon, angazhimin e Shqipërisë dhe progresin e qëndrueshëm në zbatimin e pesë prioriteteve kyçe për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, duke rikonfirmuar mbështetjen e PE-së për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i grupit S&D në Parlamentin Evropian, Gianni Pitella, Kryetarit të grupit për Ballkanin Perëndimor në Komitetin për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan, si dhe eurodeputetëve të tjerë nga grupe të ndryshme politike të PE-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here