Zbardhet raporti/ Shkeljet në buxhetin e shtetit arrijnë deri në 200 milionë €

0
240

Ministri i Energjise dhe Tregtise, Damian Gjiknuri, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku po shqyrtohet nen per nen dhe me pas te miratohet buxheti 2014.

KLSH kërkon dënimin e Gjiknurit, kundër mbylljes së dosjes

Bujar Leskaj: Nga auditimet e realizuara për efekt të implementimit të buxhetit 2015 u konstatuan dëme në shumën 8 miliardë lekë

 Ervin Kaduku

Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkoi dje Gjykatës së Lartë të urdhërojë rihapjen e hetimeve për mënyrën se si u arrit marrëveshja e cila zgjidhi me mirëkuptim konfliktin mes kompanisë çeke CEZ dhe qeverisë shqiptare. Për shkak se Prokuroria e Përgjithshme i ka pushuar hetimet në muajin qershor, KLSH, si institucioni që ka depozituar kallëzimin më herët, e kundërshton këtë vendim në rrugë gjyqësore.  Gjatë seancës së kryesuar nga Guxim Zenelaj, juristët e KLSH-së thanë se prokuroria nuk ka hetuar siç duhet kallëzimin në fjalë, ndërsa shtuan si argument faktin që nga kjo marrëvshje, që evitoi arbitrazhin, shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm ekonomik prej 470 milionë euro. Jursitët i konsideruan hetimet të dëmtuara dhe të paplota, përsa kohë sipas tyre nuk ishte administruar edhe dokumentacion shtesë.

Por prokurori Arben Kraja, i cili ka hetuar dosjen, këmbënguli se gjatë veprimeve hetimore u provua se shtetit shqiptar nuk i është shkaktuar asnjë pasojë ekonomike, ndërsa shtoi se u gjetën vetëm elementë të shpërdorimit të detyrës, raste për të cilat ishin kallëzuar ministri i Energjitikës, Damian Gjinkuri dhe kreu i Avokaturës së Shtetit, Alma Hicka.  Megjithatë, juristët e KLSH arsyetojnë se nga marrja në pyetje e 14 anëtarëve të grupit të negociatorëve ka dyshime se ministri i Energjitikës nuk është pyetur nga Akuza, qëndrim i cili u kundërshtua nga prokurori, pasi sipas tij, gjatë hetimeve janë pyetur edhe zyrtarë të tjerë shtesë.  Pasi dëgjoi palët e gjithashtu edhe avokatët e Hickës dhe të Gjiknurit, trupa gjyqësore u tërhoq për vendim, të cilin do ta shpallë më datë 24 tetor.

 Buxheti

Diskutimi i buxhetit faktik të vitit 2015 është shoqëruardje  me debate mes ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe deputetëve të opozitës në komisionin parlamentar të ekonomisë. “Buxheti 2015 i përmbushi objektivat kyresorë duke mbështetur reformat, duke garantuar kosolidimin e mëtejshëm fiskal dhe përforcuar rritjen e qëndrueshme ekonomike”, deklaroi Ahmetaj. Ahmetaj tha se veç mbështetjes së ekonomisë, buxheti i vitit 2015 stabilizoi financat e shtetit. “Nëse e zhveshim nga efekti i detyrimeve të prapambetura, defiçiti në vitin 2015 shkon në vlerën relative prej 2.8 për qind, ndër më të ulëtit në historinë e vendit”, nënvizoi ai.

Por për opozitën, buxheti faktik i 2015-s është çertifikata e dështimit të qeverisë me ekonominë. “Viti 2015 ka nivelin maksimal historik për borxhin publik, 73 për qind, që nuk ka qenë kurrë. Por qeveria kërkon të deklarojë suksese edhe atë që ka ndodhur gjatë 2015-s e që po ndodh edhe sot”, deklaroi ish-ministri i Financave, Ridvan Bode. Sipas Bodes, buxheti e ka përkeqësuar nivelin e jetesës së qytetarëve, por ministri i Finanancave pretendon të kundërtën. “Fakti që nuk janë rritur as pagat e as pensionet dëshmon për një varfërim të mëtejshëm të qytetarëve”, tha Bode.

Përmes buxhetit qeveria shpenzon mbi 30 për qind të Prodhimit Kombëtar dhe sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit abuzimet nga institucionet nuk janë të vogla. “Nga auditimet e realizuara për efekt të implementimit të buxhetit 2015 u konstatuan dëme në shumën 8 miliardë lekë”, deklaroi kreu i KLSH, Bujar Leskaj.  Ai i kërkoi qeverisë të reduktojë ndryshimin e buxhetit me akt normativ, pasi sipas tij, kjo rrit mundësinë e abuzimeve.

Lëmshi i taksave, Tatimet njoftojnë masat e reja për profesionet e lira

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar profesionet e lira me anë të një shkresë zyrtare se kontributet e Sigurimeve shoqërore do të paguhen me pagë minimale që nga datt 20 shtator, dita kur u botua ne fletoren zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Në bazë të këtyre ndryshimeve, llogaritja e kontributeve të sigurimeve shoqërore për personin e vetëpunësuar dhe punonjësit e papaguar të familjes, do të bëhet 23% mbi pagën minimale (22 000 lekë), ndërsa për kontributin e sigurimeve shëndetësore, llogaritja  do të bëhet 3.4%  mbi dyfishin e  pagës minimale (22 000 lekë), të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. Ky vendim është  botuar në Fletoren Zyrtare nr. 172, datë 20 shtator 2016.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese Nr. 60, datë 19/9/2016, ka shfuqizuar  neni 4, i ligjit nr. 143/2015, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr. 9136, datë 11.9.2013, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, si dhe është shfuqizuar  VKM nr. 37, datë 21.1.2016, “Për përcaktimin e pagës mujore për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për personat e regjistruar si të vetëpunësuar, që kryejnë veprimtari ekonomike profesionale dhe punonjësit e papaguar që punojne e bashkëjetojnë me ta”.

Në janar të këtij viti, Ministria e Financave vendosi intervalin e pagave referencë për llogari të pagimit të sigurimeve që shtrihet nga 41,250 lekë deri 73,800  lekë në muaj sipas kategorizimit të bashkive. Në bazë te këtyre shumave, profesionet e lira (si avokatë, përmbarues, inxhinierë, veterinerë, farmacistë, dentistë etj.) do të paguajnë detyrimet mujore për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Gjykata Kushtetuese e argumentoi vendimin e saj, duke gjykuar se është shkelur parimi i barazisë. Sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane “Parimi i barazisë nuk lejon që të njëjtat t’i trajtosh ndryshe dhe të ndryshmet në thelb t’i trajtosh njësoj”.

Gjykata, referuar edhe aktit të ekspertimit, konstaton se “kriteret që vendosin dispozitat e mësipërme në llogaritjen dhe diferencimin e kontributeve nuk bazohen në një analizë teknike apo në eksperienca botërore të provuara më parë. Ato krijojnë elemente të reja pabarazie, barrë shtesë administrative për administratën shtetërore dhe tatimpaguesit, vështirësi teknike dhe pasiguri juridike me shumë elemente subjektiviteti. Ligji nuk mbështetet në kritere të studiuara shkencore dhe nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare të njohura përgjithësisht. Kriteret e vendosura janë komplekse dhe jo të përcaktuara mirë, fakte që çojnë në zbatim jo eficient të sistemit. Vlerësimet e bëra nuk janë të mbështetura në një linjë logjike, bazuar në nivelin e të ardhurave dhe fitimeve…Është e pamundur llogaritja e saktë e peshës së çdo kriteri në përcaktimin e pagës referuese, thuhet në vendimin e zbardhur të Gjykatës. Gjykata vlerësoi se në çështjen në shqyrtim është evidente se masa e kontributit të detyrueshëm është rritur ndjeshëm nga 230% në 350%, si pasojë e parashikimit të kritereve komplekse nga ligji dhe po ashtu të vendosjes nga KM-ja si pagë referuese vetëm të një page fikse në vend të një page minimale dhe maksimale.

Gjykimi

Organi më i lartë i drejtësisë në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, ka qenë “e zënë” kohët e fundit me çështjet që i kanë sjellë për mendim bizneset. Në fund të vitit 2015, erdhi pezullimi i të ashtuquajturave “supergjoba”, në korrik të 2016-s u vendos shfuqizimi i pagave referencë për profesionet e lira, vetëm pak ditë më parë u shqyrtua kërkesa për shfuqizimin dhe pezullimin e ligjit për sistemin e taksave vendore, ndërsa një tjetër çështje pret shqyrtimin në seancë, që ka të bëjë me dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto.

Të renditura, këto raste tregojnë se kuadri ligjor ku vepron biznesi shpesh lë hapësira për diskutime dhe interpretime juridike e kushtetuese. Nga njëra anë, është biznesi që mendon se ligjet që në fakt duhet të lehtësojnë, mbrojnë dhe garantojnë, po kthehen në pengesa, e në anën tjetër qëndrojnë ata që i hartojnë këto akte, që thonë se janë bërë për të mirën e shoqërisë dhe se zbatimi i tyre është domosdoshmëri që sistemi të funksionojë. Peshoren duhet ta mbajnë në balancë, pikërisht ata, njerëzit e drejtësisë, ‘rojtarët e Kushtetutës’, të cilët kanë për detyrë të mbikëqyrin nëse ushtrimi i pushtetit (politik) bëhet brenda kufijve të përcaktuar me ligj. Pra, ajo duhet të sigurojë që këta kufij të mos tejkalohen, në të kundërt nuk respektohet rendi juridik mbi bazën e të cilit duhet të funksionojë i tërë sistemi shtetëror.

Kërbaçi

Shumë subjekte kanë marrë ditët e fundit një shkresë nga organet tatimore për detyrimet tatimore të papaguara. Por, ajo që ka çorientuar bizneset është fakti që në totalin e tyre përfshihen dhe gjobat të cilat u vunë automatikisht nga sistemi në qershor për vonesë në deklarimin e punonjësve dhe për të cilat ministri i financave deklaroi se do të ishin objekt i faljes

Një pjesë e madhe e bizneseve, kryesisht të reja u gjobitën masivisht në 22 qershor me 10 mijë lekë për vonesa në deklarimin e administratorit.  Kjo pasi sistemi i ri e-tax, që u vu në funksion nga tatimet nga janari 2015 përditësohet vazhdimisht. Veprimi më i fundit ishte vënia në funksion e një aplikimi për gjobën automatike për deklarim të vonuar të punonjësve të rinj (në 9 qershor dhe 22 qershor, kur ndodhi dhe gjobitja masive). Kjo gjobitje masive shkaktoi zemërim të biznesi, disa prej të cilëve pohuan se kishin marrë gjoba përpara se të merrnin NIPT-et. Ekspertët e tatimeve pohuan në atë kohë se për gjobat e bizneseve të reja me të vetëpunësuar, gabimi ishte i sistemit, për ato ekzistuese me të punësuar ishte faji i vetë kompanive.

Vetëm pak ditë më vonë, në 1 korrik, Ministri i Financave Arben Ahmetaj pohoi publikisht se këto gjoba do të faleshin, pavarësisht se këmbënguli se ato ishin vënë me të drejtë. “Dua të sqaroj drejtpërsëdrejti që gjenerimi i gjobave nga sistemi është në referencë të plotë të ligjit dhe disiplinës fiskale, pra Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zbatuar me përpikmëri të plotë ligjin dhe është një domethënie e rëndësishme për atë disiplinë fiskale që ne po vendosim dita-ditës në territorin fiskal. Pra, dua të sqaroj të gjithë qytetarët që këtu nuk kemi të bëjmë me një keqinterpretim apo një keqpërdroim të ligjit, por ka të bëjë me një zbatim të drejtpërdrejtë dhe rigoroz të ligjit. Janë vendosur gjoba nga sistemi në bazë të ligjit të sigurimeve shoqërore dhe të ligjeve të tjera për mosdeklarim të punonjësve dhe të vetëpunësuarve”, tha Ahmetaj. Tashmë që bizneseve u ka shkuar nga sektori i mbledhjes së borxhit shkresa që i paralajmëron se nëse nuk paguajnë ata do të jenë subjekt i procedurve të mbledhjes me forcë të detyrimeve, ata janë të çorditur për seriozitetin e mesazheve që u jepen nga administrata tatimore dhe ministri i financave. Për më tepër, që mbetet ende në diskutim plani për një amnisti fiskale, që parashikon ndër të tjera dhe faljen e gjobave.

PANARITI PER VIZITEN E TIJ NE FRANCE - Nenkryetari i Bashkise se Tiranes Edmond Panariti, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me viziten e tij ne France, ku eshte zgjedhur anetar i Bordit Drejtues te planit te veprimit per biodiversitetin e qyteteve te rajonit te Mesdheut.

Panariti: Bujqësia po merr hov, hapim bursë në Lushnje

Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti ka lançuar sot hapjen e Bursës bujqësore shqiptare në vend. Sipas Panaritit kjo bursë do të hapet brenda vitit të ardhshëm dhe do të funksionojë në qytetin e Lushnjes. Sa i përket pritshmërive të kësaj burse, Panariti shtoi se ajo do të jetë një pikë reference për blerjet e produkteve bujqësore me shumicë, pakicë por edhe eksportet e tyre. “Shumë shpejt do marrim hap pionier në bujqësi, do krijojmë bursën bujqësore shqiptare në Lushnje. I përgjigjet zhvillimit të vrullshëm bujqësor, duhet koordinim i çmimeve në shitje, blerje e eksport për të parandaluar spekulimet për të pasur transparencë. Bursa e parë do jetë platformë e integruar për përcaktimin e çmimeve dhe do bëhen publike. Hap i rëndësishëm, sfidë për ta mbyllur brenda këtij mandati për ti dhënë mekanizëm të balancuar dhe preferencial të çmimeve në prodhim, tregtim, shitje me shumicë e pakicë. Është transformim i madh i bujqësisë që për herë të parë krijon një bursë të produkteve bujqësore që do jetë zhvillim. Do parandalojë spekulantët për konkurrencë të brendshme. Bursa do përcaktojë importet shqiptare. Kjo platformë do e vendosë Shqipërinë në një pozitë të zakonshme” tha ai. Sa i përket të dhënave për sektorin e bujqësisë Panariti ka shtuar se bujqësia për 9 mujorin e këtij viti ka eksportuar më shumë sesa një vit më parë 2 miliard e 230 milion lekë duke e konsideruar si hap historik i bujqësisë për nga eksporti bujqësor. “Kjo është shoqëruar me rritje të prodhimit të brendshëm. Vetëm sera diellore në krahasim me 3 vite më parë ku kishim 1 mijë hektar, kemi 2400 hektar sera diellore ku merren 3 cikle më shumë prodhim bujqësor. Rritja e prodhimit bujqësor e blegtoral ka qenë integrale. Kemi rritje në sektorë që se kanë njohur këtë rritje më parë. Kemi hop në eksportet e prodhimeve blegtorale ë njohin 1 mijë ton eksport më shumë për 9 mujor. Po ashtu edhe në sektorin e agro-industrisë ku në 9 mujor kemi 3 mijë ton më shumë eksporte se një vit më parë” tha ai.

Byroja e Sigurimeve do të auditohet nga ndërkombëtarët 

Situata e dëmeve të papaguara nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve është bërë shqetësuese për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. AMF ka urdhëruar një auditim të plotë dhe të detajuar të Byrosë së Sigurimeve nga një kompani e pavarur ndërkombëtare. Auditimi do të synojë të japë një informacion të plotë dhe të qartë të vlerës së dëmeve të papaguara nga Byroja deri më sot, përfshi periudhën para vitit 2013.

Sipas një vlerësimi të mëparshëm të AMF, deri në fund të vitit 2013 Byroja Shqiptare e Sigurimeve kishte rreth 1.3 miliardë lekë dëme të papaguara, ndërsa është e paqartë sa prej tyre janë shlyer dhe sa detyrime të reja kanë lindur pas vitit 2013. Byroja Shqiptare e Sigurimeve ka kryesisht dy funksione: administrimin e sistemit të kartonit jeshil, që mbulon pagesën e dëmeve të shkaktuara jashtë vendit, por edhe të fondit të kompensimit, që krijohet për mbulimin e dëmeve nga mjetet e pasiguruara në Republikën e Shqipërisë. Sipas ligjit, këto dëme paguhen nga fondi i kompensimit, ndërsa Byroja e Sigurimeve më tej ka të drejtë të ngrejë një padi regresi, për të kërkuar pagesën e kësja vlere nga shkaktari i dëmit. Fondi i Sigurimit mbahet kryesisht nga kontributet e shoqërive të sigurimit, sipas pjesës së tregut që ka secila në produktin TPL. Për shkak të numrit shumë të madh të automjeteve të pasiguruara, vlera e këtyre dëmeve ka arritur përmasa shumë të mëdha. Për të pasur qartësi rreth situatës, AMF ka kërkuar një auditim të pavarur brenda këtij viti. Veç të tjerash, auditimi duhet të evidentojë nëse vlera e dëmeve është reflektuar saktë në pasqyrat financiare në Byrosë dhe nëse programet informatike të përdorura garantojnë siguri të mjaftueshme për ruajtjen e të dhënave. Gjithashtu, auditimi duhet të japë informacion lidhur me zbatimin nga Byroja të vendimeve të AMF, si dhe një analizë të faktorëve të rritjes së vlerës dëmeve. Në përfundim, pritet të ketë një informacion më të qartë lidhur me vlerën e saktë të dëmeve të papaguara nga Byroja e Sigurimeve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here