Dita kundër varfërisë/ Banka Botërore: 45% e shqiptarëve, më pak se 5$ në ditë, 2.2% jetojnë në varfëri ekstreme

0
310

varferia the-world-bank varferi-1

Sipas të dhënave zyrtare të treguesve të nivelit të varfërisë rezulton se rreth 14.3% të familjeve jetojnë në varfëri absolute e përcaktuar në Shqipëri si numri i personave me konsum mujor real nën 4891 lekë

Dje shënoi  “Dita kundër varfërisë”. Në gjithë vendin janë të shumta ato familje që kanë nevojë për ndihmë për të mbijetuar. 14.3  për qind e popullsisë në vitin 2012 jetonte me më pak se 5 mijë lekë në muaj. Ndërsa sipas Bankës Botërore, 45.5 për qind e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë sot në vendin tonë.  Në Ditën kundër varfërisë, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi u bë pjesë e një nisme që synon të ndihmojë familjet më të varfra, që jetojnë pa banesë dhe t’u ofrojë atyre një punë të sigurtë. Ndërsa në ditën ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë, Avokati i Popullit bëri  të ditur se bashkë me ekspertë të pavarur të ekonomisë është duke punuar për llogaritjen dhe shpalljen e minimumit jetik. “Shpallja e minimumit jetik garanton standarde dinjitoze jetese për më të varfëritë”, është shprehur  Totozani. Sipas të dhënave zyrtare të treguesve të nivelit të varfërisë rezulton se rreth 14.3% të familjeve jetojnë në varfëri absolute e përcaktuar në Shqipëri si numri i personave me konsum mujor real nën 4891 lekë, si dhe rreth 2.2% jetojnë në varfëri ekstreme, e përcaktuar si numri i personave që kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë ushqimore. Aktualisht rreth 7.3% e familjeve shqiptare trajtohen me ndihmë ekonomike. Por, në realitet nuk është ky numri i familjeve që kanë nevojë për mbështetje nga skema, pasi numri i kërkesave është shumë më i madh. Në 17 tetor të vitit 1987, mbi 100 mijë persona u mblodhën në Paris për të nderuar viktimat e varfërisë, dhunës e urisë. Që atëherë 17 tetori rikujtohet për angazhimin që t’i jepet fund varfërisë. 17 tetori u njoh si ditë zyrtare në 1993 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, por kjo ditë përkujtohet që nga viti 1987 në shumë vende. Sipas Kombeve të Bashkuara, 17 tetori i çdo viti shënon Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. Që prej vitit 1993, ndërgjegjëson njerëzit për nevojën e zhdukjes së varfërisë në mbarë botën dhe veçanërisht në vendet në zhvillim. Organizata të ndryshme joqeveritare dhe komunitetet e bamirësisë mbështesin këtë ditë duke u bërë thirrje drejtuesve dhe qeveritarëve që në agjendën e tyre lufta kundër varfërisë të ketë prioritet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here