Vendimet e viteve ‘93-’94/ Pronat, plotësimi i formularit të ri, fondi për kompensimin dhe përfituesit

0
173

lista-e-fituesve-te-kompensimit-financiar

Sipas formularëve të ri  tip mësohet nëse kërkuesi, duket të cilësojë faktin se kërkon kompensim financiar apo fizik i pronës

Agjencia e Trajnimit të Pronave ka bërë të ditur se ka filuar proçesi i pranimit të kërkesave për shpërndarjen e kësteve për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronëprivate, që preken nga ndërtimet informale, emrat e të cilëve janë miratuar me VKM Nr.678, datë 28.09.2016 “Për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”.

Dokumentet

Pronarët që kanë një vlerësim përfundimtar të vendimeve për kompensim dhe që kanë aplikuar apo do të aplikojnë në vijim pranë ATP-së për t’u trajtuar nga fondi financiar apo fizik, bëjmë me dije se me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.685, datë 28.09.2016 janë miratuar disa ndryshime dhe shtesa në vendimin Këshillit të Ministrave nr.223, datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, në vijim të gjithë subjektet që kanë aplikuar, duhet të depozitojnë pranë ATP-së dokumentet. Pronarët duhet të dorëzojnë një deklaratë noteriale, të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar ose përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar (të cilët përfaqësojnë vullnetin e të gjithë trashëgimtarëve), përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, si dhe nëse këto subjekte kanë qenë apo jo të paditur apo persona të tretë në proceset gjyqësore me objekt ankimin e vendimit për të cilin ata aplikojnë. Gjithashtu, duhet të dorëzohet në ATP një deklaratë noteriale, të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashë-gimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar (të cilët përfaqësojnë vullnetin e të gjithë trashëgimtarëve), përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë, nëse kanë përfituar apo jo nga dispozitat për ndarjen e tokës bujqësore, si dhe nga kompensimi fizik për vendimin me anë të të cilit aplikojnë. “Aplikuesit duhet të sjellin të saktë konfirmimin për gjendjen juridike të lëshuar nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, i cili duhet të përmbajë informacion të plotë për të gjithë numrat e pasurive që përfshihen brenda pronës së njohur për kompensim”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Kompesimi fizik dhe financia

Sipas formularëve tip mësohet se kërkuesi, duket të cilësojë faktin se kërkon kompensim financiar. Për plotësimin e dosjes duhet të paraqitet: Kërkesa për kompensim financiar/fizik, konfirmim nga ZVRPP-ja për gjendjen juridike të pronës vërtetim nga gjykata nëse vendimi përfundimtar i apo vlerësimit të tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, dëshmi trashëgimie nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtarëve, prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët, vërtetim numër llogarie, vërtetim nëse subjekti ka përfituar ose jo tokë bujqësore, dokument identifikimi dhe mandat pagese. Të njëjtat dokumente duhet të paraqiten edhe në rastin kur pronari kërkon kompensim fizik

Fondi për kompensimin e  pronarëve

Agjencia e Trajtimit të Pronave  ka çelur  fondin 244 milionë lekë për kompensimin e pronarëve që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Përfituesit janë 316 pronarë, në 5 qarqe të vendit. Për të përfituar kompensimin, pronarët duhet të plotësojnë pranë agjencisë formularin-tip dhe të dorëzojnë gjashtë dokumentet për të provuar të drejtën e tyre mbi pronën. Sipërfaqja e përgjithshme për shpronësim arrin në 20 mijë m².

Aplikimet

“ATP-ja fton të gjitha subjektet e interesuara, emrat e të cilave janë miratuar me VKM nr. 678, datë 28.09.2016, “Për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, të paraqiten pranë zyrave tona për dorëzimin e kërkesës për kompensim nga fondi i ALUIZNI- t. ATP-ja ka ngritur grupin e punës, i cili do të kryejë pranimin dhe regjistrimin e kërkesave të subjekteve të interesuara. Të gjitha subjektet e interesuara mund të paraqiten në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, me adresë: rruga ‘Muhamet Gjollesha’, Nr. 54, Tiranë, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 09:00-12:00″, thuhet në njoftimin e agjencisë, që mban firmën e drejtoreshës së ATP-së, Sonila Qato.

Dokumetet

Aplikuesit kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2.000 lekësh dhe gjithashtu të hapin një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë, ndërkohë që duhet të dorëzojnë edhe dokumentet si më poshtë. 1. Kërkesa- tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë ATP-së, të plotësuar sipas rubrikave. 2. Dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. 3. Prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre. 4. Vërtetimi origjinal, i lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare dhe IBAN-in përkatës. 5. Fotokopja e dokumentit të identifikimit. 6. Certifikata familjare e kërkuesit.

Lista e përfituesve

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) ka vijuar punën për vlerësimin financiar të vendimeve që kanë njohur të drejtën e kompensimit për vitet 1993 dhe 1994 dhe i ka publikuar ato në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare nr.16, datë 30.05.2016. Në vijim, aplikimi për kompensim financiar/fizik për vendimet e vlerësuara financiarisht për  vitet 1993 dhe 1994 është i hapur për të gjithë subjektet. ATP ka filluar procesin e shqyrtimit të aplikimeve për kompensim financiar/fizik dhe ka përfunduar shqyrtimin e 34 aplikimeve me objekt ekzekutimin e vlerës financiare për kompensimin përfundimtar të pronës së njohur me vendimet e ish KKKP-ve, dokumentacioni i të cilave rezulton i plotë dhe në përputhje me kriteret e përcaktuara në VKM-në nr.223, datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar).

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here