Brazil/ Përleshje e përgjakshme në burg, vriten 25 të burgosur

0
290

Të paktën 25 të burgosur janë vrarë sot, në një përleshje mes dy grupeve rivale në një burg të mbipopulluar në veri të Brazilit, raportojnë mediet lokale.

Shtatë nga të vdekurit janë gjetur me koka të prera, ndërsa gjashtë të tjerë të djegur për vdekje, sipas një zyrtari policor. Ky incident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë kohës së vizitave në burgun e Boa Vistas. Rreth 100 vizitorë që ishin marrë peng, janë liruar. Rebelimi ka përfunduar. Qeveria braziliane ka thënë se është duke pritur për numërimin e të vdekurve, për të konfirmuar numrin e saktë.

Të burgosurit kanë qenë të armatosur me thika dhe shkopinj druri, sipas një dëshmitari. Raportohet se në këtë burg gjenden rreth 1.400 të burgosur, edhe pse burgu ka vend vetëm për 740 persona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here