Borxhi me risqe nëse rritet norma e interesit

0
176

Niveli i lartë i huamarrjes publike i arritur gjatë viteve të fundit ka bërë që edhe kostoja e shërbimit të borxhit të jetë në vlera të larta. Shërbimi i borxhit është pagesa e principalit dhe interesit në përputhje me termat e përcaktuara në marrëveshje. Aktualisht sipas statistikave të Ministrisë së Financave, vlera e shërbimit të borxhit për gjysmën e parë të vitit kap një shifër prej 29.7 miliadë lekë. Duke iu referuar statistikave, vlerën më të madhe të  huamarrjes e zë ajo e brendshme. Por sipas specialistëve të  Drejtorisë së Menaxhimit të Borxhit Publik, aktualisht rritja e  huamarrjes në tregun e brendshëm përtej kapacitetit ka kosto dhe risqe. Kështu nga analizat e ndjeshmërisë rezulton se rritja e normave të interesit me 1 pikë përqindje rrit shërbimin e  borxhit  me rreth 0.35-040 miliardë lekë në vitin e rritjes së normave dhe me 2.5-3.0 miliardë lekë  në vitin pasardhës. Rritja e normave të interesit me 2 pikë përqindje  rrit shërbimin e borxhit me rreth 0.60-0.80 miliardë lekë në vitin e rritjes së normave dhe me 5.5-6.0 miliardë lekë në vitin paraardhës. Ndërkohë që sipas kësaj analize risqet  e  borxhit publik janë  rritja e riskut të financimit, rritja e riskut të normave të interesit dhe e likuiditetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here