Konfliktohet dhe i drejton armën një personi, pranga për 34-vjeçarin nga Vlora

0
162

Policia e Vlorës ka prangosur një 34-vjeçar, pasi i ka drejtuar armën drejt një personi me të cilin është konfliktuar për ta vrarë.

Mësohet se Dashamir Zeneli, banues në fshatin Kuç, Vlorë, duke qenë nën efektin e pijeve alkoolike, është konfliktuar në një lokal të fshatit Kuç, me personin me iniciale V.L., 44 vjeç, banues në të njëjtin fshat dhe si pasojë ka tentuar t’i drejtojë një armë zjarri të llojit “Automatik model 56” (me 2 fishekë në krëhër) për motive të dobëta.

Polici ka ndërhyrë dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, është gjetur një tjetër armë zjarri tip “Shars” (me 30 fishekë në krëhër).

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri të llojit “Automatik model 56”,

– 1 armë zjarri të llojit “Shars model 54”,

– 2 krëhëra,

– 32 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm (në total) të cilat rezultonin pa leje përkatëse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here