Gjirokastrën/ Shemben dy shtëpi nga tërmeti, qytetarët kalojnë natën në rrugë nga frika

0
435
Tërmeti i cili është regjistruar në orën 22:15 minuta në rajonin e Gjirokastrës, është ndier në të gjithë zonën jugore.
Si pasojë e lëkundjeve që kanë zgjatur më shumë se 4 sekonda, janë shembur dy objekte të braktisura prej kohësh në Tepelenë.
Bëhet fjalë për banesa që kanë mbi 10 vjet të pabanuara në fshatin Xhaxhaj dhe Rabije në rrethin e Tepelenës.
Objektet përdhese, fatmirësisht nuk kanë qenë të banuara ndërkohë që shtëpitë e tjera të këtyre dy fshatrave malore në rrethin e Tepelenës, nuk kanë pasur probleme serioze, përveçse disa krisjeve të lehta në mure, shkruan Jugunews.
Banesat e braktisura i përkasin Hasan Velajt dhe Et’hem Ballaxhias të cilët ndodhen në emigrim.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here