Panariti: Nafta “online” furnizon vetëm demagogjinë dhe mashtrimin e Ramës ndaj fermerit!

0
89

Ish-ministri i Bujqësisë dhe ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, duke iu referuar deklaratave dhe premtimeve të rikthyera pas 8 vitesh nga kryesocialisti Edi Rama për karburantin e fermerëve, ironizon duke u shprehur se nafta “online” furnizon vetëm demagogjinë dhe mashtrimin ndaj fermerit!

Postimi i plotë;

“Nafta “online” furnizon vetëm demagogjinë dhe mashtrimin ndaj fermerit!

Fermerët nuk mashtrohen më nga tallja me “naftën” e lirë të  pusetave të platformave online, sepse ata e kanë blerë tashmë naftën që u duhet sa frëngu pulën me 160 lek litrin. Sepse ata kanë ditë që i kanë filluar plugimet, diskimet, frezimet e tokave për ti bërë gati për mbjellje.

Dhe nuk do presin sofizmat me platforma dhe aplikime, sepse u “digjen” të mbjellat pasi koha nuk pret.

Shkoni dhe shihni, se si po punohen tokat me naftën më të shtrenjtë në rajon!

Shkoni dhe shihni se si do të ngrohen serat këtë dimër me naftën që shitet me çmim si në Zvicër..

Paguani direkt me para në dorë fermerët për harxhet e naftës për punët në Bujqësi.

Matuni sipërfaqet, e punuara dhe të mbjella dhe jepuni paratë e akcizës, taksave për çdo dynym toke”, shprehet në reagimin e tij, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here