Alarm terrorist/ Evakuohet aeroporti i Hamburgut, 50 të helmuar nga lëndë toksike

0
167

Një alarm për një sulm të mundshëm terrorist ka shkaktuar panik në gjithë aeroportin e Hamburgut në Gjermani. Dyshohet se një lëndë toksike është përhapur në gjithë aeroportin duke shkaktuar deri më tani 50 të plagosur, siç raporton gjermania Die Welt.

I gjithë aeroporti i Hamburgut është bllokuar dhe e gjithë ndërtesa u evakuua nga frika e një rrjedhjeje kimike.

Raporte të pakonfirmuara thonë se janë mbi 50 persona që janë dërguar në spital pas disa kimikate toksike janë përhapur përmes sistemit të ajrit të kondicionuar.

Shërbimet e emergjencës që kanë shkuar në vendin e ngjarjes po i trajtojnë njerëzit për kollitje, probleme të frymëmarrjes dhe djegie sysh.

Alarmi u ngrit, kur ajo që u përshkrua si një “erë e keqe” u shpërnda rreth aeroportit. Të gjitha fluturimet janë anuluar deri sa çështja të zgjidhet.

Pasagjerët dhe ekuipazhet janë dërguar në parkingun e makinave larg nga terminali në temperatura të ftohta, si -4 gradë Celsius, sipas shtypit lokal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here