Rrëshqitje masive e mineralit të kromit në Kukës, izolohen 10 mijë banorë

0
189

Rreth 10 mijë banorë të zonës së Malziut në Kukës janë izoluar dhe nuk kanë asnjë mundësi për të komunikuar me qytetin e Kukësit si pasojë e rrëshqitjes së një masivi të mineralit të kromit nga mali në rrugën që e lidh zonën me Kukësin.

Sipas ekspertëve shkak për rrëshqitjen e masivit të mineralit është bërë intensiteti i lartë i reshjeve të shiut të pak ditëve më parë. Një banor i zonës ka dërguar videon në Balkanweb dhe bën apel për ndihmë pasi prej ditësj janë izoluar.

Rrëshqitja ka ndodhur në aksin rrugor Kukës-Fushë Dukagjin të rrugë së vjetër Kukës Tiranë ndërsa kërkohet edhe ndërhyrja e mjeteve të rënda për të larguar inertet e rënë në rrugë. Me ketë rrugë banorët e Malziut lidhen me rrugën e Kombit. Rruga është pa kalueshme ndërkohë që situata është ndjekur nga afër nga shtabet e emergjencave civile të Prefekturës dhe Bashkisë Kukës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here