Rama dhe Tahiri manipuluan vrasjen në Shëngjergj, policia e raportoi si vetëvrasje

0
252
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, tha sot se vrasja e 36 vjeçarit Besnik Pudja në Shëngjergj u manipulua nga krerët e qevrisë për të mbuluar krimet që po bëhen për shkak të drogës. PD e pati denoncuar si vrasje këtë ngjarje të ndodhur një javë më parë, por policia e pati raportuar si vetëvrasje.
Më poshtë deklarata e plotë e PD:
Edi Rama dhe Saimir Tahiri po e thellojnë edhe më shumë inkriminimin në kanabizimin e vendit, duke mohuar edhe pasojat më ekstreme që vijnë nga droga: vrasjet dhe ekzekutimet mafioze.
Jo vetëm i mohojnë, por i fshehin, i paraqesin si vetvrasje, ose për motive të tjera.
Kështu bënë me vrasjen një javë më parë të 36 vjecarit Besnik Pudja në Shëngjergj.
Në mënyrë kriminale, me urdhërin e Ramës e Tahirit për të mohuar drogën, ekzekutimi i Pudjës u paraqit si vetvrasje.
Partia Demokratike e denoncoi menjëherë si rast, por nuk pati reagim nga Tahiri dhe Rama.
Prokuroria ndërkohë ka nisur hetimin për vrasje për hesapet e drogës.
Vetë babai i viktimës e ka denoncuar në media se djali i tij është ekzekutuar.
Kjo është viktima e 8 në këto 3 muaj me motiv drogën dhe parcelat me kanabis.
Këto janë pasojat e kanabizimit të vendit; konflikti, hasmëria, vrasjet.
Shoqëria po destabilizohet, droga ka pushtuar edhe shkollat tona.
I vetmi i pashqetësuar për këtë është Edi Rama.
Eshtë i pashqetësuar se nuk i interesojnë qytetarët, shkollat, fëmijët, rendi dhe siguria. I interesojnë vetëm paratë e drogës që do ti përdorë për të blerë e mbajtur pushtetin.
Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë gjendje, smund ta lejojnë këtë katastrofë.
Shqipëria pa Edi Ramën do jetë më mirë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here