Ja e ardhmja e sulmuesit të kombëtares

0
157

Pas golit i cili i dhuroi fitoren e parë Shqipërisë në një Kampionat Europian, menjëherë ka filluar interesimi për sulmuesin e Kombëtares shqiptare Armando Sadikun. Në drejtim të lojtarit ka mbërritur një ofertë joshëse nga Turqia ndërsa ende nuk bëhet me dije klubi i interesuar për shërbimet e Sadikut i cili po kalon një formë të mirë fizike. Sipas burimeve  drejtues të klubit turk i kanë ofruar Sadikut një pagë prej 700 mijë eurosh në sezon, e cila mund të quhet ‘faraonike’ për shkak se pak lojtarë të Kombëtares prekin nivele të larta. E ardhmja e Sadikut pritet të vendoset në Zyrih pasi lojtari është në një kontratë me klubin zviceran deri në vitin 2018.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here