Zbulohen emrat e viktimave të aksidentit me 4 të vdekur në Sukth

0
261

Zbulohen emrat e disa prej viktimave të aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës ku humbën jetën tre vajza dhe një djalë. Policia publikoi emrat e tre prej viktimave, ndërkohë që pritet të identifikohet edhe një tjetër vajza që ishte pasagjere në makinën që shkonte nga Tirana drejt Durrësit.

“Mjeti tip Benz me targa AA 979 GV, me drejtues shtetasin Dashnor Deliallisi 36 vjeç, banues në Durrës është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 694 IL, në pronësi të shtetases Gerta Sherifi 23 vjeçe, banuese në Sarandë”- njofton policia. Për pasojë drejtuesit e mjeteve kanë humbur jetën në vend. Viktima, Dashnor Deliallisi udhëtonte në sens të kundër me vajzat. Viktima tjetër është I.B. 33 vjeçe, banuese në Tiranë, kurse për të tretën ende nuk ka të dhëna.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here