Bardh Spahia nxjerr fotot e rrugës “Qafë Thore – Theth”: Rrugët e Edi Ramës me zvarritje dhe pa standarde

0
167

Ish deputeti i PD Bardh Spahia ka publikuar ne facebook fotot reale nga rruga “Qafë Thore – Theth”, duke nxjerr keshtu zbuluar propaganden nga fotot  3D te kryeministrit Rama.

Spahia shkruan se qeveria nderton vetem rruge me zvarritje dhe pa standarde.

Postimi i plote:

RRUGET E EDI RAMES: PLOT ZVARRITJE E PA STANDARDE!

Përtej fotove 3D të propagandës, Edi Rama nuk di të bëjë as edhe një punë dhe rruga “Qafë Thore-Theth” është një tjetër shembull nga Shkodra.

16 kilometër rrugë e financuar nga Banka Boterore që po zbatohet nga Fondi Shqiptar për Zhvillim, vetëm për zgjerim e asfaltim, punimet e saj zvarriten prej dy vitesh.

Dhe nuk mjafton, projekti ka pësuar ndryshime e devijime që nuk janë miratuar nga askush.

Dy probleme thelbësore evidentohen nga ekspertët në këtë projekt:

1- Përzgjedhja e materialeve tekstile si mure mbajtëse. Këto materiale me kosto të ulët, sipas mendjeve sa të paafta aq edhe makute të rilindjes duhet të sigurojnë mbrojtje nga rëniet e mundshme të gurëve, apo shëmbjet në një reliev alpin, ekstremisht të pjerrët. Që janë zgjedhja e gabuar e madje edhe e rrezikshme, kjo duket sesi janë shqyer, ende pa përfunduar rruga!

2- Tunelet e parashikuara të ndërtohen janë të shkurtra dhe ato nuk mund të plotësojnë kushtin bazë që është mbrojtja nga orteqet. Nuk garantohet mosbllokimi I rrugës gjatë dimrit dhe kjo duket nga mënyra se si po punohet.

I zbatuar me këtë lloj modeli projekti është gjysmak dhe nuk do kryejë funksionet për të cilat do ndërtohet kjo rrugë në një nga zonat me piktoreske veriore të vendit, por me reliev të vështirë.

Ky është modeli i punëve të Edi Ramës, që ka kurajon t’ua shesë qytetarëve taksapagues si punë publike.

Paaftësi dhe babëzi pa fre! #25Prill#ShporrimEdiRamen

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here