“Kodrina e Vdekjes”/ “Kur faji mbetet jetim”, prapaskenat e kontratës për Landfillin e “Sharrës”

0
329

 

“Shtetet palë njohin të drejtën e fëmijës për tu mbrojtur nga shfrytëzimi ekonomik dhe nga kryerja e çdo pune që paraqet rrezik. Tek Kodi i Punës në nenin 10 “ndalohet të punojnë në punën e natës punëmarrësit nën moshën 18-vjeç”

Kjo kodrinë mbetjesh nuk njeh krijesë. Biznesi në Sharrë vetëm pak kilometra larg qendrës vazhdon punën me kapacitete plot. Të rritur të mitur  gra e vajza seleksionojnë mbetjet përpara se të dërgohen nëpër stacionet e transferimit për të përfunduar më pas në kompanitë e riciklimit.  Këtu ajri bie erë  dhe mjedisi është i ndotur. Moti ka ndryshuar dhe shirat e stinës kanë mbërritur prej kohësh në kodrinë. Por ende askush nuk e ka harruar atë çfarë ka ndodhi këtu  dy muaj më parë. Të dielën e 7 kushtit brenda territorit të një kompanie riciklimi u gjet kufoma e një të mituri. Viktima ishte Ardit Gjoklaj një 17-vjeçar që punonte në Sharrë, familja e të cilit ishte vendosur në zonë qysh në fillimet e viteve 90-të. Ngjarja tronditi opinionin dhe bashkia e Tiranës si pronare e vetme e mbetjeve pezulloi punimet e më pas ndërpreu kontratën me kompaninë e riciklimit “3R” ku kishte ndodhur ngjarja tragjike, ndonëse jo menjëherë. Viktima rezultoi me dëmtime në kokë , në anën e djathë të gjoksit që shkonte deri në pjesën e pasme të kurrizit, një plagë shqyese në pjesën e kofshës dhe thyerje të kolonës vertebrale. Pjesë të lëkurës dhe njolla gjaku u gjetën në pjesën e eskavatorit gjë që tregonte që vdekja kishte ardhur prej aksidentit në punë. Fillimisht Drejtoria e Përgjithshme   NR .1 e Qytetit heshti, më pas dhe bashkia e Tiranës gjithashtu heshti. Por kur akuzat e partisë Demokratike filluan të artikuloheshin përmes disa deklaratave publike bashkia vendosi më në fund të reagojë me një deklaratë  të saj.

Mohimi i parë

Ndonëse nuk kishte keqardhje për ngjarjen përmes rrjeshtave nuk munguan dozat e krenarisë. .“Jemi krenar për atë që kemi arritur për vetëm një vit” shkruhej në deklaratën e bashkisë. Bashkia Tiranë nuk mban asnjë përgjegjësi duke ia kthyer ato Partisë Demokratike, madje emri i të miturit që humbi jetën në Sharrë as që përmendej në deklaratë.  “Bashkia Tiranë po ndjek me vëmendje hetimet e fatkeqësisë në Sharrë” thuhej në deklaratën e bashkisë.  Pavarësisht se ai punonte  në një terren me rrezikshmëri specifike si një marrëveshje që vetë kryetari Veliaj kishte firmosur me kompaninë e riciklimit “3R”. Le të themi se ky ishte mohimi i parë që ju bë Arditit të gjorë. Vendi ku kishte ndodhur ngjarja gjithashtu nuk përmendej specifikisht në deklaratë dhe pretendimi se Arditi mund të ishte aksidentuar edhe jashtë mjediseve të kompanisë 3R mund të mos ishte me një surprizë, dhe ky mund të quhet mohimi i dytë që iu bë  atij. Bashkia e Tiranës po shmangte çdo përgjegjesi të mundshme dhe një mision pothuajse të pamundur, sepse kryetari Veliaj kishte garantuar punë e siguri dy muaj më parë në të njëjtën kompani por që pikërisht  për shkak të mungesës së sigurisë Ardit Gjoklaj humbi jetë. “Ky është vetëm fillimi ne do  të vazhdojmë me nji konvejer tjetër për të punësuar dhe 200 punojnë të tjerë për ta çuar në 400 dhe të punësojmë pa fund njerëz që realisht duan të punojnë. Të paguajnë sigurimet shoqërore dhe të kenë një rrogë dinjitoze për të çuar në shtëpi. I ftoj të gjithë të vijnë dhe të punësohen këtu në Sharrë” është shprehur Veliaj. Prokuroria  arrestoi shoferin e ekskavatorit dhe përgjegjësin e turnit të tretë Dëfrim Hakrama. Ky i fundit i dyshuar se kishte tentuar të fshihte krimin. Dhe ky mund të quhet mohimi i tretë për Arditin. Mes shtetasve që u përpoqën të fshihnin ngjarjen rezultoi edhe ekonomisti i kompanisë Bujar Daja që tani është liruar. Kompania “3R” sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit është në pronësi të biznesmenit Edurim Teqja. Me 22 shkurt të viti 2016  ai regjistroi landfillin e Sharrës si  adresë të re për kompanitë e tij të riciklimit mbasi pak më herët ja kishte dalë mbanë të nënshkruante  me një kontratë bashkëpunimi me drejtorinë  nr. 1 të punëtorëve të qytetit, me interes të menaxhimit të mbetjeve urbane të kryeqytetit. Por zoti Teqja është ende në kërkim nga policia për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e 7 gushtit. Kështu ne i drejtuam autoritet të bashkisë një kërkesë për informacion për të na vënë në dispozicion atë marrëveshje që kryetari i bashkisë Erjon Veliaj kishte firmosur me kompaninë “3R” për tu njohur me kushtet e punësimit në të cilat ishin përfshirë punonjësi e riciklimit. Pas pak kohe morëm përgjigjen e zakonshme , asnjë përgjigje përballë  kësaj situate u nisëm në landfill. Ky është Baca njëri prej rojeve të sigurisë private që ruan landfillin. Sipas deponimeve në prokurori ai kishte qenë në landfill kur u gjet trupi i pajetë i Arditit. Kishte folur me familjarët e Arditit me të cilët nuk e mohonte se kishte edhe miqësi. Por sot gjatë bisedës e mohoi një gjë të tillë. Voksan Gjoklaj xhaxhai i Arditit tha se: “ Për krimin duhet të jetë përgjegjës dikush por edhe për mbulimin e krimit duhet të jetë përgjegjës dikush. Këta janë dy krime. Gazetari e pyet: A është shteti pjesë e mbulimit të krimit?Xhaxhai i Arditit përgjigjet: Këtë nuk e di.  Në Gjoklajt ka rënë zia. Të ardhur nga Tropoja ata u vendosën në zonën e ish-Kombinatit pranë njëri tjetrit në zonën e Sharrës. I ati i Arditit Gegë Gjoklaj   i përballon vështirësitë ekonomike me rrogën e tij modeste dhe si punonjës policie. Për ta lehtësuar barrën Arditi për një muaj kishte filluar punë në landfill dhe  vijonte të shkonte përditë deri kurë mëngjesin e 7 gushtit mungesa e tij shqetësoi familjarët.

14107876_10154432600799909_1813745403474268956_o

Rrëfimi i Voksanit xhaxhait të Arditit

“Zakonisht vinte në orën 07:30 të mëngjesit në shtëpi. Në 08:20 me thotë kunata që nuk më ka ardhur cuni në shtëpi. E pyeta nëse kishte pyetur njeri dhe me tha që kishte shkuar tek një grua që punonte edhe ajo atje turni i tretë dhe nuk takova njeri aty. I thashë që të rinte në shtëpi dhe vetë do të shkoja të interesohesha. Shkoj unë tek kjo punonjësja dhe gjej atë gruan punonjëse atje dhe e pyeta nëse e kishte parë Arditin dhe më tha po. Në çfarë ore se nuk ka ardh në shtëpi? Me tha që sot nuk ka ardh me mua në makinë ka pas biçikletën me vete. Rrobat që u ndërronte për me ardh në shtëpi to i ka në makinë me mua më tha punonjësja. Kam pak kohë që kam ardh këtu me shtëpi e pyeta se ku ishte vendi i punës se nuk e dija dhe me tregoi dhe shkova tek vendi i punës.  Në hyrje të portës së landfillit takoj njërin ka punuar roje dhe ne i thërrasim Baca atij dhe fëmijët i thërrisnin Bacë. Burrë i vjetër tropojanë është dhe më tha hë o Vuksan çfarë don këtej.  I thashë që nuk na ka ardhur Arditi në shtëpi hala. Më tha sot nuk më ka thënë mirupafshim Bacë pasi çdo ditë më thotë. Shkoj me tej tek ladfilli dhe takoj Ramadanin dhe i them që nuk me ka ardhur djali në shtëpi thotë po shohim mos është në gjumë këtej se ra shi atë ditë. Duke parë poshtë e lart asgjë. Dhe them po kjo biçikleta këtu jo tha nuk e di kujt e është. Unë nuk ja kisha pa ndonjëherë rrobat se ca vishte . Një palë atletë që ishin  aty i njoha se i ka pas cuni tjetër Ardjani. Marr Ardjanin në telefon se ishte në Tropojë  dhe e pyes se çfarë rrobash kishte veshur Arditi.  Dhe më tregojë dhe u saktësua se ishin rrobat e Arditi dhe biçikleta. Më pas takova përgjegjësin e turnit të parë dhe i tregoj se nuk kishte ardhur djali në shtëpi. Më tha që nuk dinte gjë dhe se përgjegjësi i turnit të tretë kishte ikur. Kërko sa andej këtej kur vjen dhe kunata hë a gjete gjë jo nuk gjeta gjë i thashë. Pas pak pasi e marrim në telefon vjen dhe përgjegjësi i turnit të tretë. I them dhe këtij kështu – kështu nuk ka ardhur Arditi. Thotë shiko mos është në gjumë se në orën 06:45 i kam marrë emrin më thotë përgjegjësi i turnit të tretë” u shpreh xhaxhai.

Por Dëfrim Hakrama përgjegjësi i turnit të tretë nuk mund ta ketë parë Arditin të ketë dalë nga kantieri. Sipas ekspertizës dhe provave atë mëngjes 17-vjeçari u gjet i pajetë brenda mjediseve të kompanisë. Biçikleta e tij ishte ende brenda rrethinave të ndërtesës pra me gjasë ky fakt tregonte se Arditi nuk ishte larguar nga ai territor.  Më tej xhaxhai i Arditi shtoi: “Ishte dhe kunata me mua bashkë me vajzën. U thashë që më bën me dyshuar kjo punë. Pse më tha? I thashë që kjo gruaja që punon turni i tretë më tha se në 03: 30 nuk e kam parë Arditin. Dhe rrobat që vishte për me ardhur  në shtëpi i kishte tek makina”.  Zurie Bilali ish punonjëse e “3R” u shpreh se : “Le ta mohojë kushdo unë nuk e mohoj por Arditi ka qenë aty në punë .Arditi ka pasur një muaj që punonte aty. Me datë 6 ka qenë në punë ”.   Vetëm pak metra larg shtëpsisë së Arditit jeton në skamje kjo familje burrë dhe grua të dy punojnë çdo natë në landfill dhe sigurojnë të ardhura minimale për të rritur të dy fëmijët e tyre të vegjël. Këta janë të vetmit që e kanë parë Arditin për herë të fundit.

“U thashë që të shkonim ta takonim atë gruan dhe ta pyesim. Në këtë moment më tha se ka ardhur  një çun mbrëmë në orën 11:00 me kërkuar lekët e muajit  e ka lënë punën  dhe ndoshta ka ikur me atë. I thashë Defrim kjo është një gjë e kotë se nuk ka mundësi me ik. Shkova tek Zuria dhe i thashë nëse e njihte të djalin që kishte shkuar me kërkuar lekët the më tha që e njihte dhe se jetonte në Selitë. Hipëm në makinë dhe u nisëm” u shpreh më tej xhaxhai.  Ndërsa bashkëshorti i Zuries Elton Kurdedej tha: “Nuk ma priste mëndja që ka shkua ky djalë ka dhënë jetë” .  Xhaxhai merr makinëns në bashkill me komshijen dhe burrin e saj nisen për në Selitë. “Për koçidencë  në rrugë në Selitë më del pëkpara ky djali dhe i them që a ka mundësi një minutë se më tha i shoqi i Zuries se ky është ai cacuni që ka ardh me kërkua lekët tek landffilli. E poeta nëse e njihte Arditin dhe më tha po. Mbas orës njëmbëdhjetë nuk jam takuar më me Arditin më tha unë ika sepse më tha Defrimi që lekët vinin ditën e hënë” shprehet xhaxhai.  Mesa duket përpjekjet e administratorit për ta përcjellë Voksjanin jashtë mjediseve të kompanisë rezultuan të suksesshme. Familjarët ishin nxjerrë jashtë nga landfilli dhe po sorollateshin në afërsi të Selitës. Disa km larg vendit ku Arditi ndodhej i pajetë.  “Defrim tani e kam lënë pa burrëri pa njoftuar policinë . Biçikleta atje , rrobat atje kush nuk po e sqaron këtë punë  i thashë se po njoftoj policinë dhe të zgjidhet. Mbas 4 orësh kërkim  me Dëfrimin në makinë atëherë kam njoftuar policinë. Shkoj tek rajoni NR.6  dhe i them që kështu kështu kam ardhur se më ka humbur një fëmijë. Nip e kam për të qenë i ai i djalit është kolegu juaj dhe duhet ta njihni se ka punuar tek ju. Kushtu është më thanë i thashë filani e njohim më thanë. E njoftuan me sekonda sallën. Ktheve me ikë për në shtëpi ku pa u larguar nga sporteli i rajonit erdhi djali i turnit të parë bashkë me një djelë tjetër më motorr. Nuk e di se çfarë folën. Unë hipa në makinë kurë afrohem stacionit të autobusit me makinë më mori në telefon ky dhe më tha a je ai i interesuari për atë fëmijën se ja pa ta dhënë numrin po i thashë . Më tha një kufomë është gjetur në landfill me një plumb në kokë mosha 37-40 vjeç  flokët e gjata tha ishalla nuk është ai që kërkon ti tha thjesht po të them me të sqaruar pak. I thashë faleminderit” vijon më tej rrëfimi i xhaxhait.  Por vajtja e Voksanit në polici çuditërisht përkoi me një tjetër denoncim të menjëhershëm se në landffil sapo ishte zbuluar një trup i pajetë. Sorollatjet për katër orë kishin rezultuar të kota. Kufoma e gjetur në landfill i përkiste 17-vjeçarit.  Ka dyshime që punonjësit e kompanisë e kanë pasur gjetur kufomën por ua kanë mbajtur të fshehur? “Po ka dyshime. Kufona mund të jetë gjetur 3 m larg nga vendi i punës. Ata akën qenë 5 veta me një vend pune” tha xhaxhai.

 14055133_10154432600744909_7036573200186604909_n-550x367

Flet i vëllai i Arditit

Ardian Gjoklaj i vëllai i Arditit shprehet:” Binte shi deri tek gjuri u mbush me ujë. Kishim vetëm një palë doreza që punonin që na dhënë kushtet e tjera ishin skandaloze”.  Ardjani mëson në shkollën profesionale teknike për Hidraulik. Por pavarësisht se ka zgjedhur të studiojë një zanat dhe jo një shkencë ai gjeti hapësirë për punë vetëm në landfillin e Sharrës. Ardiani tregn se si punohej në landfill vecanërsht në kompaninë ‘3R”  ku humbi jetën dhe vëllai i tij.  “Me datë 15 qershor vajta turni i dytë në orën 3. U thashë a ka vend për punë më thanë po. Më dhanë  vetëm dorezat  mi dha përgjegjësi i madh. Bëra turnin e dt atë ditë dhe pastaj shkoja turni i tretë se këstu me thanë. Punonim tetë orë. Pagesën e merrnim në dorë tek zyrat. Ka pas dhe aksidente të tjera njëri pati thyer këmbën. Në punë u futa për të ndihmuar familjen të blenim rrobat e shkolis librat dhe të gjitha” tha Ardiani.

profil-kush-ishte-ardit-gjoklaj-djali-i-shkathet-dhe-punetor-i-lagjes

Arditi nuk është e vetmja viktimë

A mundet të vrasë propaganda ku në videon me ngjyra të lançuar nga Erjon veliaj tregoheshin punonjës me bluza maska dhe doreza si një garanci publike për Arditin dhe të tjerë se në landfill kishte siguri por ajo që gjetëm ishte diçka tjetër. Arditi nuk ishte viktima e vetme me 25 nëntor të viti 2015 shtetasja  Mirvete Duka humbi jetën në landfillin e Sharrës. Trupi i sajë u shtyp nga zinxhirët e një traktori. E dëmtuar në kokë në pjesë të fytyrës dhe me heqje lëkure. Në përpunimin e mbetjeve çuditërisht vdekja e 48-vjeçares kaloi me heshte dhe përgjegjësia i kaloi viktimës pasi kishte hyrë pa leje në landfill. Puna nga kompaninë “3R’ ka mbetur pezull. Bashkia e Tiranës është në prag të një marrëveshje tjetër dhe këtë radhë më bashkinë e Veronës. Pas disa javësh u kthyem në landfill, ku edhe mbledhësit e kazanëve ishin kthyer. I njëjti mjerim dhe e njëjta pasiguri paraqitej ku mundësia për aksidente të reja ishte ende e lartë. Kamera tërheq nga vetja kureshtje dhe shqetësim Përsëri rojet e sigurisë private na dolën përpara. Gazetari i pyet të punësuarit se çfarë moshe ishin dhe ata përgjigjen se janë 18, 17 dhe 16 vjeç.  Kristo grumbullues mbetjesh tha: “ Kanë ardhur këtu ikni mos punoni situata këtu është shumë e vështirë. Kemi dalë disa ditë nga territori. Të gjithë rrime pas traktori. Është punë shumë e rrezikshme. Ne na ka bërë halli që të vijmë këtu”.

Gjithmonë për autoritete problemi janë mediat. Pas pak u lajmërua dhe policia e shtetit. Biznesi i riciklimit në zonë lulëzon, por realiteti është i zhytur në mjerim. Plehrat janë puna dhe argëtimi i banorëve  që rriten në një mjedis të ndotur. Vështirë se propaganda do të depërtonte deri këtu.   Të vetmet që mbërrijnë nga Tirana janë mbetjet që bashkë me qytetin sa vijnë e rriten. Por në orën dy të mëngjesit në landfillin e sharrës dukeshin disa drita ku gazetari theksoi se nuk janë xixëllonja natë po janë punonjësit duke pritur mbeturinat të cilat sapo kishin mbërritur prej kryeqytetit. Në kodrinë e mbetjeve padyshim që ka dhe fëmijë. Në pamje duken fadroma vjen erë e keqe e rëndë. Të rinj dhe aktivistë nën drejtimin e organizatave protestuan përpara bashkisë. Mungesa e transparencës ka sjellë reagimin e një pjesë të një këshilli bashkiak.

Akuzat e PD-së

Leonardo Olli: “Heshtja ka qenë e vetmja përgjigje e zotit Veliaj. Kjo na ka detyruar që të kërkojmë të drejtën qoftë dhe në Gjykatën Administrative. Dhe vetë gjykata e ka urdhëruar bashkinë që të na japë informacionin e kërkuar. Por nga ana e bashkisë Tiranë  nuk ka patur absolutisht asnjë lloj reagimi. Mungesa e transparencës ose heshtja automatikisht janë çështje të fajësisë. Nëse bashkia i ka kryer në mënyrë prefekte detyrimet që ka patur për çafrë arsyeje nuk po na i vë në dispozicion procesverbalet”.  Ekziston një marrëveshje midis Drejtorisë së Punëtorëve të Qytetit dhe kompanisë “3R”  por bashkia nuk e lejon publikin e sajë. Ne kemi shkau ta kërkojëm. Koha kalonte dhe ende asnjë përgjigje. Një punonjë sigurie na tregon se prej javësh prokurorët e çështjes së Sharrës që kërkojnë të njëjtën marrëveshje kanë dalë me duar bosh sepse autoritete refuzon tua japë. Por në fund ne si sigurojmë marrëveshjet. Brenda zyrave të kompanisë ka ende ndërgjegje qytetare. Kjo është marrëveshja e famshme që kryetari Veliaj ka firmosur me kompaninë “3R”.

ardit10

Kontrata

Juristi Ledion Broho pohon se: “Normalish një kontratë e tillë duhet të dalë si pasojë e një procedure konkurrimi. Në këtë rast nga sa informacione unë kam nuk ka pasur procedura konkurrimi, por është bërë zgjedhja e drejtpërdrejtë e dy subjekteve që janë  “I.B Recycling” dhe kompania “3R” shpk. Objekti i kontratës po ashtu është shumë i pa specifikuar apo që lë vend për dyshime sepse objekti është “Mbi punësimi i individëve që mbledhin materiale të riciklueshme nëpër qytet dhe seleksionimin e këtyre materialeve para se të futen në zonën e asgjësimit të tyre. Njëra ka të bëjë me pjesën e punësimit dhe tjetra me pjesën e asgjësimit që janë dy objekte krejt të ndryshme dhe nuk ka pse të përfshihen në të njëjtën kontratë. Ka një problem të madh që mungon çmimi. Një pikë që nuk kuptoje se për çfarë është se operatori  3R shpk merr për sipër  dy donacione për llogari të  Drejtorisë së Përgjithshme nr. 1  për nevoja të kësaj të fundit për mirëmbajtjen e landfillit që dalin përtej buxhetit të saj deri në shumën 2000000 (dy milionë) lekë në vit. Mir do ishte të kishte një aneks në kontratë ku do ishin çmimet për secilën gjë dhe sasitë përkatëse. Këtu mungon diçka e tillë dhe normalisht një kontratë e tillë pa çmim duket që ka diçka që nuk shkon. E gjithë kontrata është abuzive. Një problem tjetër në kontratë ishte dhënia pa afat e saj”.

landfilli-sharre

Landfilli, akuza e PS e PD

Para një kontratë më shumë probleme. Sipas të dhënave në landfillin e Sharës rrezultojnë 300 mijë ton mbetje në vit dhe 20-22% janë të riciklueshme. Vetëm kjo vlerë sjell deri në 8 milon të ardhura në vit. Kompani i ishte mbetjet pa ndonjë detyrim të përcaktuar ndaj bashkisë. Ndërkaq në një kallëzim penal këshilltarët e Partisë Demokratike të bashkisë së Tiranës e akuzojnë kryetarin Veliaj për një tjetër shpërdorim të fondeve dhe të pasurisë publike. “ Në rastin e Bashkisë së Veronës ne jemi të bindur që nuk ka patur një tenderim publik “ tha Olli. Por ky landfill ishte pronë publike edhe në kohën e Lulzim Bashës që që nxiti në atë kohë reagimin e deputet socialist Erjon Braçe. Në shtator të 2012 në një prej stausve publikë deputeti socialist akuzonte kryetarin Basha se qëndronte para monopolit për mbetjet. Por kompani e riciklimit e përmendur në statusin e Braces operon ende në sharrë. Bëhet fjalë për kompaninë e riciklimit “Green”. Sipas Braçes pronari i vërtetë i kësaj kompanie është Dionis Teqja. Pra Edurim Teqja dhe Dionis Teqja kanë të njëjtin gjysh pra janë kushëri të parë mes tyre. Dyshimet që e kanë çuar këtë biznes brenda të njëjtës familje monopoliste shtohen. Këshilltari i Partisë Demokratike Leonardo Olli tha se: Unë nuk e di dhe nuk e njoh këtë fakt. Dhe nuk jam i prirur të diskutoj bazuar mbi deklarata apo kundër deklarata. Unë besoj mbi fakte dhe prova konkrete. U përpoqëm të komunikonim me deputetin Braçe po nuk morëm asnjë përgjigje.

Flet gazetarja

Gazetarja Alida Tota “ Ne ishim ekipi i parë televiziv që mori një lajm për mbylljen e landfillit dhe investigimi ishte i ndarë në disa etapa. Dhe mbyllja e landfillit kishte lidhej sipas investigimeve me ngjarjen kriminale që kishte ndodhur në landfill. Me shfrytëzimin e fëmijëve dhe punonjësve pa kontrata pune. Ishte dat 17 gusht që ne vendosëm të transmetonim sekuencat e para dy më të rëndësishmet të hulumtimit gazetaresk. Dëshmia që Ardit Gjoklaj fëmija i ndierë i gjetur pranë landfillit i masakruar ishte i punësuar në landfill dhe i pa siguruar. Dëshmia e dytë ishte që landfilli ishte mbyllur natën e 16 gushtit me urdhër të bashkisë së Tiranës. Ju drejtova personalisht zotit Veliaj për ti kërkuar prononcim për këto fakte të dala nga gjetjet e investigimit. Nuk mora përgjigje. Menjëherë nisa komunikimn me drejtorin e televizionit. Ky është Neritan Gjoldeshi ish-drejtor i ujësjellësit të Tiranës. Pra një ish-vartës i Erjon Veliajt megjithëse me pa njohuri mbi administrimin e medieve ky u emërua drejtor televizioni. “ Kemi dëshmi ekskluzive nga landfilli i Sharrës. Përgjigjja e drejtorit ka qenë 10-12 minuta me vonesë dhe menjëherë ka pasur tendenca për ta devijuar investigimin. Vendosa ti shkoja deri në fund. Sepse në këtë histori përfshigej Bashkia , kompania , inspektorati i punës, prokurorinë , mjekësinë ligjorë dhe deri dhe Institutin e Shëndetit Publik. Ndërkohë që kronika ishte në transmetim marr një telefonatë nga financa për tu ngjtur në zyrën e saj. Në fakt e prisja nga drejtori i televizionit. Shkoj tek zyra e administratore sepse ajo po më priste bashkë me juristin e televizioni dhe kishin vendosur dy shkresa për largimin nga puna të menjëhershëm për shkaqe të justifikueshme” tha Alida Toti.  Ashtu si Arditi tani Alida ishte e ekspozuar ndaj rreziqeve. Por censura dhe propaganda janë anët e ndryshme të së njëjtës medalje. Në afërsi të Sharrës aty ku puna e bashkisë por jo propaganda nuk mbërrin. Kamera e Publicus transmetoi mesazhet e fundit. “ Këto fjalë kam dëshirë që ti dijë kryeministri. Dua që ti dijë kryetari i Kuvendit ministri i drejtësisë ai i rendit dhe Avikati i Popullit. Nuk dua me nxjerr përgjegjësinë se çafrë pati firma nuk më interesonfare, unë dua vetëm drejtësi” tha Voksani. Vëlla i i Arditit tha: “ Edhe mos me pas vëlla unë dua drejtësi, të paktën të vinin me na ngushëlluar por nuk erdhi asnjë”. Kjo familje e varfër në rrethinat e ish-kombinatit në Tiranë kërkon nga shteti vetëm drejtësi të cilën deri sot nuk ja ka dhënë askush. Ky film është një përpjekje për ti dhënë një zë familjes Gjoklaj në përpjekje me betejën e saj për drejtësi. Është një përpjekje për të thënë të vërtetën që i jep fund çdo mashtrimi.

( Zbardhje e plotë e emisionit investigativ “Publicus”për  vrasjen e ndodhur në Landfillin e Sharrës ).  

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here