Aktori Gent Zenelaj: Shqiptarët i ka dënuar zoti me administratën më të tmerrshme, habitem me durimin që ka ky popull

0
366

Aktori Gent Zenelaj në një intervistë për Neës24 ka zbuluar detaje nga puna e tij prej vitesh krah Saimir Kodrës. Aktori gjithashtu ka ndarë shqetësimet që shqiptarët drejtohen më shumë në emisionin që dyshja drejton

“Shqiptarët paskan qenë një popull që fatkeqësisht zoti e paska dënuar me një administratë të tmerrshme, me problematika të tmerrshme. Unë takoj shqiptarë që kanë 30 vjet që nuk marrin një pronë.

Njerëz që nuk po shijojnë dot pronën jo për fëmijët e tyre por as për nipat. Ka njerëz që sorollaten për një certifikatë me vite të tëra. Ky shkarkim i energjisë nga mëngjesi që u bëjnë shqiptarëve më habit se si nuk kemi bërë ndonjë revolucion ku të djegin çdo gjë çdo institucion sepse është e tmerrshme ajo që shikon në këtë vend. Duhet të jemi të parët në botë për durim. Qenkemi një popull shumë i duruar”- u shpreh Gent Zenelaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here