Digjet makina me kanabis, pranë kufirit greko-shqiptar

0
145

Një makinë e mbushur me kanabis sativa u gjet e djegur paraditen e sotme pranë kufirit greko-shqiptar.

Policia greke ishte në ndjekje të automjetit që drejtohej nga një 42-vjeçar polak, i cili nuk i ndaloi postbllokut dhe shtoi shpejtësinë.

Pas 2 kilometrash, polaku braktisi makinën dhe i vendosi zjarrin. Policia greke mundi ta gjente dhe ta arrestonte.

Pas kontrollit në mjet, policia zbuloi një sasi kanabis sativa të papaketuar, që pas peshimit rezultoi të ishte 83 kg.

Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar nëse droga ishte transportuar ilegalisht nga kufiri i gjelbër shqiptar, megjithëse policia jonë mohoi që droga të ishte trafikuar nga Shqipëria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here