De Biasi me ndryshime përballë kombëtares së Spanjës

0
152

Shqipëria do të sfidojë sot një ndër kombëtaret më të forta në botë, Spanjën. Trajneri De Biazi pritet të bëjë disa ndryshime duke vendosur të rreshtojë në formacion Ermir Lenjanin, teksa me shumë mundësi në qëndër të mesfushës do të jenë 3 futbollistë për të limituar lojën e përfaqësues iberike, në anën tjetër tekniku i spanjollëve Lopetegi do të ulë në stol Diego Kostën duke i besuar Moratës.

Përfaqësuesja shqiptare do të përballet sot në orën 20: 45 në stadiumin “Loro Boriçi” me një prej kombëtareve më cilësore në planet, Spanjën.

Një sfidë ku niveli i vështirësisë është maksimal, sidomos duke llogaritur mënyrën se si e konceptojnë lojën iberikët.

Megjithatë kuqezinjtë do të provojnë të realizojnë surprizën, edhe barazimi mund të konsiderohet i tillë. Trajneri Gianni de Biasi duket se do të kryejë disa ndryshime në formacion i ndikuar edhe nga dëmtimi i Kukelit që është ende në dyshim.

Me shumë mundësi tekniku italo-shqiptar do të aplikojë skemën taktike 4-3-2-1 dhe lojtarët do të rreshtohen në këtë mënyrë, në kuadrat do të jetë Berisha, 4-ja e mbrojtjes do të formohet nga Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe Agolli.

Pak përpara tyre në mesfushë do të vendosen Memushaj, Xhaka dhe Abrashi, ndërsa rolin e anësorëve do ta plotësojnë Lenjani e Roshi, me Bekim Balajn në majën e sulmit, megjithëse nuk është përjashtuar hipoteza Cikalleshi.

Një skuadër që sigurisht do të jetë më shumë e fokusuar në fazën difensive dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe kur përballë ke Spanjën.

Në kampin tjetër disa ndryshime do ti kryej edhe trajneri i “La Rojas” Julen Lopetegui.

Formula do të jetë 4-3-3. Në portë De Gea, mbrojtja do të plotësohet nga Carvajal, Pique, Sergio Ramos e Nacho që do të marrë vendin e të dëmtuarit Alba.

Mesfusha do të formohet nga Busquets, Andres Iniesta dhe Koka, ndërsa sulmi do të kompletohet nga David Silva, Morata i cili do të ulë në stol Costën dhe Vitolo.

Një supërpërballje e cila do të përjetohet në maksimum nga të gjithë shqiptarët, Spanja ka petkun e favorites absolute, por futbolli ka njohur edhe befasi më të mëdha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here