Vendi që ka zbuluar sekretin e jetëgjatësisë

0
168

“Hani keq dhe punoni fort”, kështu shprehet Giuseppe, një 94 – vjeçar, i cili duket se ka gjetur sekretin e jetëgjatësisë.

Giuseppe merret çdo ditë me kopshtin e tij duke rritur domate, speca, apo edhe agrume të ndryshme.

Ai është banor i Acciaroli -t, një fshat i vogël që ndodhet jug të Napolit, në Italinë fqinje.

giusepe

Acciaroli nuk është një vend i zakonshëm pasi në të shumë prej banorëve jetojnë mbi 100 vjet.

Shumë besojnë se sekreti i jetëgjatësisë mund të varet nga e ashtuquajtura “dieta mesdhetare”.

Vetë Giuseppe shprehet se në këtë fshat, të gjithë kërkojnë të jetojnë shëndetshëm, madje ai tregon se para se të bënte këtë jetë, tymoste deri në dy paketa në ditë, shkruan Tv Klan.

Një tjetër banor i kësaj zone, Antonio, i cili mbushi 100 – vjeç Shkurtin e shkuar, nuk është i interesuar që të flasë për dietën, por për diçka tjetër, të cilën ai e quan edhe ‘sekretin e jetëgjatësisë së tij’.

antonio-amina

“Kjo grua e bukur është gruaja e jetës sime”, thotë ai, ndërsa Amina 93 – vjeçare buzëqesh.

E shkathët dhe e këndshme, ajo shkruan ende poezi dhe reciton disa nga ato që mban mend, njëra prej tyre i dedikohet Antonios, të cilin e krahason me një peshkatar që i rrëmbeu zemrën.

Dashuria dhe afeksioni, ndoshta janë përbërësit e vërtetë të sekretit të jetëgjatësisë së tyre.

Në Acciaroli, gati 1 në 10 persona të popullsisë prej 700 banorë, është mbi 100 – vjeç dhe ka qenë fokusi i një studimi me qëllim zbulimin e faktorëve që kontribuojnë në jetëgjatësinë e rezidentëve.

Pasi shpenzuan 6 muaj në këtë zonë, ekspertë nga Universiteti La Sapineza e Romës dhe Shkolla e Mjekësisë Sandiego zbuluan se të moshuarit në këtë rajon kanë një qarkullim shumë të mirë të gjakut, e pazakontë për moshën e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here