Shqipëria ndodhet në krizën më të madhe, Ramës nuk i intereson: Satelitët do të lëshohen

0
124

Kryeministri Edi Rama reagoi pas disa raportimeve se satelitët që kishte premtuar, nuk do të lëshohen në hapësirë.

Rama shkruan se bëhet fjalë për vonesa, pasi satelitët do të lëshohen.

“Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna! Po një gjë çuditem si nuk duan ta kuptojnë:

Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim,po zotimit s’i ndahem jo!” shkruan Rama.

Shqipëria ndodhet në mesin e një prej krizave më të thella në historinë e saj.

Megjithatë kjo nuk e ka penguar Ramën të bëjë premtime për satelitë në hapësirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here