Shumica e amerikanëve e mësojnë qysh në moshë të hershme se presidentët e tyre, sipas kushtetutës, mund t’i shërbejnë vendit vetëm për dy mandate.
Mirëpo lajmi se presidentët s’mbesin gjithmonë në pushtet, e ka shokuar një vajzë katër vjeçare e cila ka shpërthyer në lot kur kuptoi se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, së shpejti do të largohet nga zyra, transmeton Klan Kosova.
Abella Tomlin nga Oregon i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka marrë lajmin nga nëna e saj se Obama po shkon, përderisa po e dëgjonte Konventën Demokratike në veturë.
Vajza e vogël thotë se do t’i mungojë shumë Obama.
Nëna e saj Andrea, thotë se Abella ka qenë fanse e Obamas që nga dita e parë. Ajo është rritur duke e parë Obama’n si hero dhe gjithmonë thoshte se e donte shumë.