“Belcano trifft Verismo”/ Inva Mula dhe Etleva Shemai do të ngjiten në skenën e Operës në Frankfurt

0
250

con_524395103_54595_m-jpg-28523890

Më 13 nëntor do të prezantohet “Italienische Opern- Nacht”, në skenën e madhe të Alte Oper Frankfurt, në Gjermani, ku në këtë mbrëmje operistike janë përfshirë dy artiste shqiptare: sopranoja e famshme Inva Mula dhe mexosopranoja Etleva Shemai. Kjo mbrëmje operistike e titulluar “Belcano trifft Verismo”, do të përcillet nga orkestra simfonike e Lajpcigut, kurse në këtë koncert do të prezantohen edhe artistë të tjerë ndërkombëtare, ku do të prezantohen vepra të njohura operistike. Por nuk është hera e parë që këto artiste shkelin dhe shkëlqenjë në Gjermani. Vjet, sopranoja shqiptare që jeton në SHBA, Etleva Shemai ka qenë mysafire e ftuar për të marrë pjesë në një koncert festiv në Gjermani. Për paraqitjen e saj të shkëlqyer kanë shkruar disa medie gjermane, të cilat vlerësojnë lart cilësitë e zërit të saj dhe theksojnë se prania e këngëtares shqiptare ka qenë në qendër të koncerteve ku është prezantuar. “Uvertura festive dhe gazmore, të kompozitorëve të mëdhenj kanë pritur publikun e koncertit të Krishtlindjes që është mbajtur ditën e parë të kësaj feste në Teatrin e Qytetit të Russelsheimit. Krahas Filarmonisë së Frankfurtit, msafire në ketë koncert ishte edhe këngëtarja e lindur në Shqipëri, Etleva Shemai», shkruan main-spitze.de. Ndërsa gazeta “Russelsheimer echo” shkon edhe më tutje: “Për kulmet e koncertit thjesht duhet të falënderojmë mezosopranon Etleva Shemai. Në dialogimin e bukur me klarinetin solo, me koloratura të pastra dhe të qarta, ajo ka kënduar një arie nga «Titus» i Mocartit. Madhërishëm dhe e shoqëruar me sensibilitet e delikatesë nga orkestra, ajo ka interpretuar tingujt joshës të një arieje nga «Samsoni dhe Dalila”, ka shkruar gazeta e përmendur. Por prezantimi i saj nuk përfundon me këtë: Ajo tregoi qëndrueshmëri të frymës dhe të zërit edhe për arie tjera të njohura nga repertori i muzikës klasike, shkruan veç tjerash gazeta gjermane.Ndwrkohw sopranoja e njohur, Inva Mula, e lindur më 1963 në Tiranë, ka një aktivitet shumë të ngjeshur artistik dhe ka debutuar me sukses në operat më të njohura në botë. E bija e Avni Mulës (bariton) dhe ruses Nina (soprano), Inva Mula hyri në rrugën e muzikës që e vogël. Ndoqi studimet në Liceun artistik “Jordan Misja” dhe më pas në Konservatorin e Tiranës. Në vitin 1987 fitoi konkursin “Këngëtarja Shqiptare”, më 1988 konkursin “George Enescu” në Bukuresht. Pas katër vjetësh në 1992 fiton konkursin ”Butterfly” në Barcelona. Ajo ka kënduar role të mëdha të operas botërore si Violetën, Antonia, Xhildën në skenat prestigjioze si Metroplitan të Nju Jorkut, Operan e Parisit, Vjenës etj.Në filmin “Elementi i pestë” në 1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën “The Diva Dance”. Sopranoja Inva Mula ka marrë pjesë në koncerte dhe me tenorin e famshëm spanjoll, Placido Domingo, në 1993 merr një çmim në Operalia-n e parë të Placido Domingos në Paris. Ajo ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo. Në vitin 1996 mori pjesë në operën Medee të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. Më vonë ajo luajti në “Ivan IV” të Bizet-it në Paris. Në vitin 2001 luajti në teatrin “La Scala”, Itali, pjesën e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës. Ka marrë pjesë rregullisht në “La Scala” ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohème, Manon (2006). Sopranoja e fmashme ka luajtur gjithashtu disa herë dhe La traviata-n në qytete të rëndësishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto, etj. Sopranoja e famshme është nderuar edhe nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me Urdhrin “Nderi i Kombit”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here