Sky Sport publikon 50 pritsësit më të mirë të penalltive, befason Etrit Berisha

0
394

Portieri i Valencias, Diego Alves, priti dy penallti kundër Atletico Madridit në fundjavën e kaluar. “Sky Sports” duke u nisur nga rekordi i tij ka hulumtuar përmes shifrash në këtë drejtim duke treguar se kush janë portierët më të mirë që kanë koleksionuar më shumë se 10 pritje në karrierën e tyre.

Rekordmeni është pikërisht Diego Alves, i cili ka pritur 22 penallti nga 45 të tilla me të cilat është përballur, e përkthyer në përqindje shkon në 49.

Nga ekipet italiane Donnaruma është më lart në vendin e 5-të, i ndjekur nga Handanovic, ndërkohë që në vendin e 8-të pozicionohet në mënyrë suprizuese gardiani i kombëtares sonë Etrit Berisha.

Portieri ynë ka pritur 37.5 për qind të penalltive që janë ekzekutuar kur në portë ka qenë ai. Neuer është në vendin e 25 me 32 për qind të penalltive të pritura, ndërkohë që Buffon është në vendin e 27-të me vetëm 31.46 për qind.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here