Maturantët në Ersekë kanë bojkotuar mësimin prej 5 ditësh: Kundër lëndës së detyrueshme me zgjedhje

0
139

Pas problematikave që kanë hasur maturantët e vitit të kaluar, të cilët janë ngritur edhe në protesta kundër mënyrës së pranimit në universitete, nxënësit janë bërë më të ndjeshëm ndaj kësaj çështje.Plot 90 maturantë në Ersekë kanë bojkotuar mësimin prej 5 ditësh. Ata shprehen kundër lëndës së detyrueshme me zgjedhje, e cila sipas tyre i pengon për të arritur pikët e nevojshme për të ndjekur studimet e larta.

Ata thonë se gjuha e huaj, si lëndë e dytë me zgjedhje, nuk i jep atyre pikë për ndonjë fakultet.

“Jemi kundër lëndës së detyrueshme me zgjedhje. Duam që lënda e dytë me zgjedhje të mos jetë gjuha e huaj, kjo pasi gjuha e huaj na pengon për të kapur universitetin. Kjo lëndë nuk ka jep pikë për në fakultet”.

Maturantët e Ersekës thonë se do të vijojnë bojkotin e shkollës, derisa të zgjidhet ky problem.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here