Përplasen live/ “Qetësohu! I papunë”, gazetari ja plas Ramës: Më mirë i papunë se me drogaxhinj!

0
120

Kryeministri Edi Rama thotë se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka për konsumim politik të brendshëm çështjen e azilantëve shqiptarë në vendin e tij, duke shtuar se liberalizimi i vizave dhe hapja e negociatave nuk kanë lidhje midis tyre.

Në një intervistë për “Open” në Top Channel, Rama u përfshi në debate edhe me gazetarin Andi Bushati, duke e cilësuar të papunë.

Rama: E kam bërë këtë debat drejtpërdrejtë me Presidentin e Francës. Ai i flet popullit francez në funksion të asaj që po bën dhe që lidhet me ta. E para nuk ka lidhje fare liberalizimi i vizave me negociatat. BE ka lëvizje të lirë me vendet e Amerikës Latine.

Bushati: Macron përmend azilantët e Shqipërisë. Pra manipulon duke përmendur azilantët shqiptarë.

Rama: Eni të lutem të mos kem interferenca nga zëra të pa informuar.

Bushati: Është një debat që duhet bërë qetë dhe jo me ton ironie.

Rama: Kush është ky zëri që më interferon. Unë jam i qetë por edhe pasionant. Unë jam këtu për t’u përgjigjur pyetjeve.

Eni VasiliKur Shqipëria do të plotësojë 9 kushtet?

Rama: Së pari nuk janë nëntë. I keni lexuar gabim. Çelja e negociatave fillon kur palët ulen në një tryezë ku duhet të kemi kryer dy punë. Regjia është në rregull po ju interferoni duke ndërhyrë. Qetësohu!

Bushati: E bëri si ERTtv-ja.

Vasili: Z.Bushati këmbëngul të bëjë një pyetje.

Rama: Ata të papunët këtë punë kanë.

Buishati: Më mirë me të papunët se me drogaxhinj!

Rama: E para është reforma zgjedhore. Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK-ut besoj do bëhet brenda vitit. Këto nuk janë se i duhen Holandës apo Gjermanisë, por se na duhen ne.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here