Prodhohet Mercedes i blinduar që i reziston çdo arme

0
672

Shpesh kemi parë nëpër filma për makina super të shtrenja dhe shumë të sigurta. Fantazia e kineastëve kalonte çdo kufi pasi këto makina mund ti rezistonin sulmeve nga më të ndryshmeve. Rezistenca e këtyre makinave të linte përshtypjen sikur nuk janë të vërteta. Për të bindur të gjithë se mund të prodhohet një makinë që mund të jetë akoma edhe më e fortë se në filma, ka mneduar kompania Mersedes. Kjo kompani e cila edhe më parë ka bërë bujë për makinat që ka prodhuar, këtë herë ka menduar më serizisht se kurrë për sigurinë e atyre që kërkojnë një makinë të sigurt. Automjeti i prodhuar prej tyre është shumë i sofistikuar, pasi nuk bëhet fjalë për thjesht një makinë të fortë dhe rezistente. Kjo makinë mund ti rezistoj çdo sulmi me armë të kalibrit të lartë. Sipas tyre automjeti prodhuar prej tyre është super rezistent dhe mund ti rezistoj të gjitha llojeve të armëve. Tashmë të gjithë krerët e shteteve dhe krerët e organizatave kriminale që kanë pasur probleme me makina të ngjashme, pasitë blejnë këtë makinë nuk duhet të shqetësohen më. Maybach do të jetë fortesa e tyre më e sigurt.  Mercedes-Maybach S600 tëin-turbo V12 i blinduar ‘Pullman Guard’, kushton plot 1.4 milion Euro. Për këtë çmim ju merrni 6.5 metra çelik, xham dhe lëkurë, të blinduar kundër gati çdo arme që ekziston. Është vlerësuar me VR9, niveli i lartë i mbrojtjes kundër plumbave.  Pullman Guard peshon 5.1 ton. Njësoj si Pullman 600 i vitit 1965, dritaret e mbuluara me polikarbonat hapen me mekanizëm hidraulik.  Pjesa e mbrapme ka katër vende dhe ndahet nga pjesa përparme nga një grilë elektrike.  Për shkak se modeli është një ‘Guard’, mund t’i vendosen opsione ekstra si sirena, drita dhe altoparlant. Fuqia motorike e këtij modeli është 523 kuaj fuqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here