Dëmtimi e lë Manajn jashtë Kombëtares, në dyshim edhe Sadiku

0
152

Rei Manaj nuk do të jetë në dispozicion të Xhani De Biazit për ndeshjet e Kombëtares kundër Lihtenshteinit dhe Spanjës. 19-vjeçari është i vetmi nga 26 lojtarët e listës së shpallur nga trajneri që nuk është bashkuar me skuadrën paraditen e sotme në Vaduz.

Sulmuesi i Peskarës pësoi një dëmtim në kavilje gjatë ndeshjes me Kievon të shtunën dhe u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 67-të. Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një problem të lehtë, por pas kontrolleve rezultoi se dëmtimi ishte më i rëndë. Shqetësuese mbetet edhe gjendja e Armando Sadikut, i cili ndjen ende ndjen dhimbje në gjurin e dëmtuar para dy javësh. Sulmuesi i Zyrihut ende nuk është rikuperuar plotësisht, madje vetëm pak orë para mbërritjes në hotelin e Kombëtares ishte duke kryer disa vizita të tjera mjekësore për të parë më mirë gjendjen e tij.

Jo në 100 për qind të formës erdhi në grumbullim edhe Jahmir Hyka, i cili kaloi një gjendje gripale gjatë së dielës./panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency