Lonely Planet: Kjo video mahnitëse do t’ju bëjë të rezervoni biletë menjëherë për në Shqipëri (Video)

0
177

Kjo video e jashtëzakonshme e xhiruar nga droni mbi Shqipëri shfaq peizazhin madhështor të këtij vendi që nuk e keni parë kurrë më herët, dhe do t’ju bëjë ta rezervoni biletën menjëherë për ta vizituar këtë vend.

Kështu shkruan kompania mediale Lonely Planet.

Filmbërësi John Broadbean ka udhëtuar për në Shqipëri në muajin maj të këtij viti për nëntë ditë për t’i xhiruar disa nga peizazhet e Shqipërisë për “Untravelled Paths” [rrugët e pashkelura] dhe është lënë gojëhapur nga ajo cfarë ka parë, shkruan Lonely Planet.

“Jam befasuar shumë me Shqipërinë,” tha ai për Lonely Planet.

“Bukuria e saj e jashtëzakonshme, shtrirja e saj e pafundme malore, sa e hapërdarë ishte në shumicën e vendeve dhe sa i mahnitshëm ishte ushqimi kudo që shkoje,” shtoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency