Maskat në rrugë, reagon Pipero: Sipas OBSH nuk kanë asnjë vlerë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit…

0
104

Nga e enjtja e 15 tetorit hyn në fuqi ligji i ri i cili e bën të detyrueshme mbajtjen e maskave kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku konsumon diçka.

Por mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, para disa kohe ka deklaruar se mbajtja e maskës në rrugë, nuk ka asnjë vlerë për frenimin e përhapjes së Covid-19. Për këtë ai i bazohej rekomandimit të OBSH.

“Dua të ndaj një mendim që bazohet në rekomandimet e OBSH, që përdorimi i maskave e dorezave në rrugë, nuk ka asnjë lloj vlere. Nuk ka.

Jo vetëm gënjejnë veten por edhe e dëmtojnë veten se ata që shoh unë e mbajnë gjithë ditën, pra nuk është normale, s’ka arsye t’i mbajnë, këto maska të mbrojnë maksimumi 2-3 orë që të mos nxjerrësh spërklat. Mund të përdoren nëse shkon në spital, hipën në një mjet.”, ka deklaruar Pipero në emisionin “Opinion”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here