“Farmacitë 2” /   Skandali i rimbursimit me ilaçet, zbardhet skema. Prokuroria: Miliona euro dëme

0
156

 

Prokuroria e Tiranës ende nuk ka një shifër përfundimtare se sa është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit nga skema e mashtrimit me barnat e rimbursueshme. Hetuesit flasin për miliona euro.

Burime nga Prokuroria thanë se një aktekspertimin po kryhet nga ekspertët kontabël

farmaciste test

Një tjetër skemë mashtrimi me barnat është zbuluar nga Prokuroria e Tiranës dhe policia, që kanë vënë në pranga 13 persona gjatë operacionit të koduar “Farmacitë 2”. Në kuadër të luftës kundër informalitetit, policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona të cilët dyshohet se kanë falsifikuar recetat e ilaçeve. Mësohet se mes të shoqëruarve janë disa pronarë dhe administratorë të farmacive në kryeqytet. Të shoqëruarit dyshohet se kanë përfituar nga fondi i ilaçeve të rimbursueshme duke falsifikuar receta mjekësore, dhe disa të tjerë akuzohen për evazion fiskal. Mësohet se në krye të kësaj skeme mashtrimi qëndron administratori i një depoje farmaceutike. Prokuroria e Tiranës thotë se bëhet fjalë për Nadir Çaushollin, administratori i depos farmaceutike “Omega Pharma”. Organi i akuzës njofton se janë katër farmaci të cilat kanë falsifikuar recetat mjekësore. Bëhet fjalë për farmacitë Lundër, Nutrimed 2012, Bërzhitë, dhe Adelina.

 

Miliona euro

Prokuroria e Tiranës ende nuk ka një shifër përfundimtare se sa është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit nga skema e mashtrimit me barnat e rimbursueshme. Hetuesit flasin për miliona euro.

Burime nga Prokuroria thanë se një akt -ekspertimin po kryhet nga ekspertët kontabël, për të saktësuar shumën e parave që mungojnë në Fondit e Sigurimeve Shëndetësore dhe që janë përvetësuar nga kompani farmaceutike e farmaci të ndryshme në vend, sipas një skeme mashtrimi. Ky raport pritet të përfundojë në fillim të javës së ardhshme. 5 muaj nga bërja publik e skandalit që çoi në pranga 9 persona dhe një dëm që përllogaritet në 500 mijë euro, të shtunën Prokuroria urdhëroi ndalimin 13 personave dhe shpalli në kërkim 5 të tjerë. Ata akuzohen se kanë përdorur një skemë të ngjashme me atë të zbuluar në Maj, por autorët e dy ngjarjeve nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.

 

Drejtuesi i Omega Pharma

I përfshirë në këtë skemë është Nadir Çausholli, drejtuesi i Omega Pharma, një prej kompanive kryesore në furnizimin me ilaçe në vend. Ai u ndalua bashkë me tre punonjës së tij, 7 farmacistë në Tiranë dhe 2 zyrtarë të Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore. Sipas Prokurorisë, prej Qershorit të 2013 ata kishin ngritur skemën e mashtrimit me receta fiktive.

Organi i Prokurorisë ka mundur të faktojë se disa farmaci kanë ekzekutuar receta fiktive me furnizime të ilaçit ketosteril të bëra nga Omega Pharma Group. Prokurorët kanë zbuluar se kjo depo nuk ka patur të drejtën e importimit medikamentit që përdoret për sëmundjen e veshkave, pasi ky ilaç është ekskluzivitet i Rejsi Farma. Është provuar se Rejsi Pharma nuk ka bërë shitje të ketosterilit te Omega Pharma Group, gjatë periudhës qershor 2013 – maj 2015, ndërsa në recetat e farmacive figuron se ky ilaç është shitur nga Omega Pharma. Në faturat tatimore të kompanisë farmaceutike shihet se pagesa është bërë kesh, por nuk mund të identifikohet furnitori i ilaçeve, që kanë çmime të larta rimbursimi si insulinat, pompat apo ketosterili.

 

Skema e mashtrimit

Prokuroria thotë se Omega Pharma Group ka krijuar fatura tatimore fiktive sikur ka bërë hyrje mallra të ndryshëm, me qëllim justifikimin e faturave të shitjes, të cilat në sasi dhe vlerë janë më të mëdha se sa blerjet. Me pas kanë qenë farmacitë që ekzekutuar receta fiktive dhe i kanë kërkuar Fondit rimbursim për këto receta. Hetimet për këtë skandal janë shtrirë dhe në rrethe të tjera.

 

TË ARRESTUARIT:

1-Nadir Çausholli (administratori i depos farmaceutike ‘Omega Pharma’)

2-Fisnik Kollçkaku (drejtues teknik i “Omega Pharma Group gjatë vitit 2014)

3-Valbona Kraja (shefe e Financës pranë “Omega Pharma Group”)

4-Arjola Pipera (punonjëse financiere pranë “Omega Pharma Group”)

5-Ela Malaj (drejtuese teknike e farmacisë “Alice”)

6-Mariela Përnoci (drejtuese teknike e farmacisë “Express”)

7-Arbër Teqja (drejtues teknikë të farmacisë “Express”)

8-Arbër Thereska (administrator i farmacisë “Express”)

9-Erind Hajdari (drejtuese teknike e farmacisë “Farmacia nr.6 ”)

10-Ornela Plepi (Administrator dhe drejtuese teknike e farmacisë “Katroshi”)

11-Violeta Bejko (magaziniere në Drejtorinë Rajonale të Fondit)

12-Tasim Toçi (specialist IT pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë)

13-Vangjelica Qerushi (Ndreu)-farmaciste

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here