Flamururati, klubi i vogël me një histori të madhe

0
238
Nga gërmimet e zbulimet arkeologjike, nga dokumentet arkivore, nga dokumentet fotografike te shtypit te kohës, apo nga te dhenat gojore, konstaton se në qytetin bregdetar të Vlorës zanafilla e lojës “Top e këmbë” është shumë e hershme. Kurse si lojë e re futbolli, si garim sportiv, si lojë moderne e spektakolare mendohet të ketë filluar rreth vitit 1915. Kjo e dokumentuar edhe në “Sporti Shqiptar” Nr. 10 dt 28.11.1937. Rinia vlonjate e viteve ‘20, një grup të rinjsh nga qyteti, studente të ardhur nga Kalabria e Italisë, themeluan të parën shoqëri sportive ne vitin 1921 te quajtur “Jeronim De Rada”. Kryetar i parë i saj zgjidhet Sezai Nota. 23 Mars 1923 mbahet si data e themelimit të klubit të futbollit vlonjat “Vlora”, kryetar i parë i te cilit, u zgjodh Milto Korçari, sekretar Malo Ismaili dhe financier Faslli Zoga.
Kjo shoqëri sportive rreth viteve 30’ kishte të anëtarësuar aq simpatizantë e aktivistë sa edhe qytetet e mëdha të asaj kohe si, Tirana, Shkodra apo Korça.  Anëtarët e shoqatës “Vlora” si veprimtari kryesore kishin sportin, veçanërisht atë futbollistik. Deri në fillimin e aktivitetit të parë kombëtar të futbollit kjo shoqatë ka zhvilluar një numër të konsiderueshëm ndeshjesh. Jo vetëm në qytetin tonë me ekipet e lagjeve, por rëndësi të veçante u kushtonte dhe ndeshjeve miqësore me ekipet e Kavajës, Fierit, Shkodrës, Korçës, Beratit etj.

Pjesemarrja e Shoqërisë Sportive “Vlora”:

Kampionatin I vendor, 1930, dhe me pas 1931, 1933 (Kategoria II), 1934, 1936 dhe 1937-1938. Kupën “Vllaznia shqiptare”, 1939, pjesëtar në grupin C, bashkë me Durrësin, Beratin dhe Lezhën.  Pas Nëntorit 1944, çlirimit të vendit, do të riniste udhën e tij të re një nga sportet më të dashur, një nga sportet më popullor, futbolli. Ai do të krijonte aq emocione, dëshira, gëzime, thirrje.  2 Shtatori 1945 rinisi startin Kampionati Kombëtar i Futbollit për mos t’u ndalur më. Edhe në këtë startim të ri skuadra e qytetit te Vlores prezantohet me emrin “Vlora”. Uniforma e përfaqësues vlonjate, ashtu si edhe e viteve të para të nisjes së futbollit zyrtar, ishte një bluzë e bardhë me shirita dy ngjyrësh, kuq e zi. Këto të përsëritura dy herë horizontalisht para gjoksit. Të mbathurat ishin të zeza dhe herë herë të bardha, si dhe geta të zeza me një shirit të kuq në qafë. Ata që do ta vishnin këtë uniformë në 2 Shtator 1945 do të ishin:  Xhakomino Pozeli, italiani që kishte mbetur që pas luftës italiane në Vlorë, Xhelali, Kokona, Palla, M Mina, Bitri, Apostoli, Muçaj, Dumani, Shamo, Isaia, Çili, Vasili, Gjini, Saraçi, Naqe, Llambi. Mali, Vavypi, Manushi, Sotiri, Vyshka, Olldashi.  Më 22 qershor 1946 anëtarët e klubit të sportit “Ismail Qemali”, intelektuale e sportistë kërkojnë të ndryshohet emërtimi i klubit ne “Sport Klub Flamurtari”.  Emërtimi i ri u bë vërtetë flamur për sportin vlonjat.  Në kampionatin e 9 Kombëtar të futbollit, të vitit 1946 skuadra e futbollit e qytetit tonë zuri vendin e parë në grupin B dhe të dytin pas finales me ekipin e “Vllaznisë”.  Ecuria e futbollit vlonjat deri në vitin 1960 kur ai do të bëhej finalist i Kupës së Republikës ishte ajo e një skuadre me hope, me ngjitje e zbritje në klasifikim. Në vitin 1948 kuqezinjtë do të ishin përsëri finalistë për titullin kampion, por e fitojnë atë te kuqte e ushtrisë “Partizani”.  Në vitin 1949 pas disa takimesh do të përjashtoheshin nga vazhdimi i kampionatit.

Historia dhe arritjet e Flamuratarit

Fillimet e ndeshjeve me të huajt vlonjatët, thuhet e dokumentohet, t’i kenë luajtur rreth vitit 1918, me marinarë të huaj që zbrisnin nga porti i Skelës drejt qendrës së qytetit. Kurse pas organizimit në shoqatë sportive, futbolli vlonjat, nga viti 1925 deri në vitin 1937, ka zhvilluar rreth 10 takime. Kryesisht në gadishullin e Ballkanit, por edhe me futbollistë të Italisë .Ndeshjen e parë ndërkombëtare zyrtare e ka zhvilluar në Athinë, me ekipin e AEK-ut, për Kupën Ballkanike, në vitin 1980. Pra, majat më të larta të cilësisë, mbresat e shkëlqyera të futbollit vlonjat janë në vitet 1980-1990, kur “Flamurtari” hodhi hapin e parë jashtë vendit, për t’u ballafaquar me futbollin ballkanik e atë evropian. Veçanërisht në vitin 1987, kur vlonjatët takohen për herë të dytë me “demat” spanjollë të “Barcelonës” dhe largohen nga kupa UEFA në tur të tretë, gjë që s’e kishte arrirë me parë ndonjë ekip shqiptar. Ekipi i qytetit të Vlorës “Flamurtari” arritjet më të mira i ka në vitet kur është bërë dy herë fitues i Superkupës së Shqipërisë ; ne vitin 1990 dhe vitin 1992. Emrat që e ngritën lart këtë qytet në futbollin e atyre viteve do të ishin Arapi, Birçe, P.Ruci, Çipi, Taho, Lushaj, Iliadhi, Gjondeda, Ferka, Zijai, Daullja, Gjyli, Rexhepi, V.Ruci, F.Ferko, Kushta, Memushi, Canaj, Bubeqi, etj, me trajner L.Çuri e S.Elmazi.  Kurse ata që varën medaljonin e parë të kampionit do të ishin: Arapi, Bubeqi, Ciruna, Vito, Zijai, Behari, Shaqiri, Memushi, Lameborshi, Mëhilli, Lutaj, Dema, Biraçi, Çipi, Gjondeda, Iliadhi, Taho, Kushta, T.Arapi, Ziu, Daullja, V.Daullja me trajner E.Liçaj dhe Sh.Zile.  Fillimet e ndeshjeve me të huajt vlonjatët, thuhet e dokumentohet ta kenë luajtur rreth vitit 1918 me marinarë të huaj që zbresin nga porti i Skelës drejt qendrës së qytetit. Kurse pas organizimit në shoqatë sportive futbolli vlonjat nga viti 1925 deri në vitin 1937 ka zhvilluar rreth 10 takime. Kryesisht në gadishullin e Ballkanit, por edhe me futbollistet e Italisë . Kurse, ndeshjen e parë ndërkombëtare zyrtare e ka zhvilluar në Athinë me ekipin e AEK për Kupën Ballkanike, në vitin 1980.  Pra, majën më të lartë të cilësisë, mbresat e shkëlqyera të futbollit vlonjat janë në vitet 1980-1990 kur “Flamurtari” hodhi hapin e parë jashtë vendit për t’u ballafaquar me futbollin ballkanik e atë evropian.  Veçanërisht në vitin 1987 kur vlonjatët takohen për herë të dytë me “demat” spanjollë të “Barcelonës” dhe largohen nga kupa UEFA në tur të tretë, gjë që s’e kishte arrirë me parë ndonjë ekip shqiptar.  Për të përcjellë këtë futboll klasi që mbartin futbollistet vlonjat po citojmë anglezin Lineker, golashënuesin më të mirë të botërorit 1986, që luajti me ngjyrat e “Barcelonës” kundra “Flamurtarit” ;“Flamurtari”, thotë ai, luajti shumë mirë. Pashë dhe luajta për herë të parë me një skuadër shqiptare. Një skuadër shumë e mirë, aq sa nuk e mendoja”.  Nga plejada e madhe dhe e ndritur e futbollistëve vlonjat sot numërohen një numër i madh lojtarësh që kanë fituar titullin e lartë sportiv “Mjeshtër Sporti”.

Trofetë e fituar nga Flamurtari

1985: Fitues i Kupës së Republikës.

1988: Fitues i Kupës së Republikës.

2009: Fitues i Kupës së Shqipërisë.

1990-1991: Kampion Kombëtar i Kampionatit të 52-të të Futbollit.

1990: Fitues i Superkupës së Shqipërisë.

1991: Fitues i Superkupës së Shqipërisë.

2014: Fitues i Kupës së Shqipërisë.

 

Flota Kuqezi, historia 10 vjeçare e një tifozërie besnike

Grupi i tifozërisë së flamurtarit ëshë një grup ndryshë nga të tjerët, mbështetja e tyre ka nisur si një reklamim në internet të klubit dhe më vonë do të ishte shtylla mbështetëse e klubit. Edhe pse kapak kohë që është krijuar si grupnga inicimii dy tifozëve përsëri mbështetja e Flotës kuqezi është tepër e madhe.  Në vitin 2006 do të niste një projekt për një faqe interneti për Flamurtarin e Vlorës. Kjo faqe do të ishte edhe fillimi i një bashkëpunimi të dy tifozëve të Flamurtarit për të ndërtuar një faqe për Flamurtarin. Një prezantim i Flamurtarit në internet që të ishte në lartësinë e krenarisë vlonjate dhe njëherësh në lartësinë e Flamurtarit , i cili ka bërë histori në futbollin shqiptar dhe jashtë tij. Projekti do të niste me shpejtësi dhe me një punë të palodhur, në këtë projekt do të bashkoheshin shumë tifozë të Flamurtarit, sidomos ata që janë larg Flamurtarit dhe e ndiejnë më shumë mungesën e tij por njëkohësisht dhe ata që e duan më shumë fanellën, përkrah së cilës u rritën. Pak nga pak tifozët që ishin anëtarë të “ëëë.skflamurtari.com” do të zgjidhnin një emër për tifozerinë e tyre, me të cilin të dalloheshin nga tifozët e tjerë dhe të përkrahnin Flamurtarin pikërisht me këtë emër “Flota Kuqezi”.

 

Si lindi ideja dhe emri i “Flota Kuqezi”?

Në faqen ëëë.skflamurtari.com në vitin 2007, pikërisht në forumin e kësaj faqeje do të lindte një debat rreth emrit të tifozerisë. Pas shumë mendimeve të të gjithë anëtarëve të faqes  për emrin e tifozerisë u vendos një sondazh në të cilin bënin pjesë të gjitha propozimet për të zgjedhur këtë emër. Natyrisht në këtë sondazh bënte pjesë edhe emri Flota Kuqezi të cilin e ka propozuar anëtari “da_boss”. Në atë kohë pati disa propozime si Flota Kuqezi, Black Redbulls, Demat Kuqezi, Armata Kuqezi etj. Sipas sondazhit fitoi emri Flota Kuqezi me një numër të madh votash. Ky sondazh do ti hapte rrugën këtij emri dhe për më tepër do të tregonte se tek tifozeria e flotës  nuk ka dallime, midis njërit apo tjetrit.

 

Vitet në vazhdim…. deri në 2011

Në vitet në vazhdim Flota Kuqezi do të rritej në numër, tifozët e saj do të shtoheshin. Flota Kuqezi do të dilte në deklarata në mbrojtje të klubit Flamurtari kur ai sulmohej nga të tjerë, në mbrojtje të tifozëve kur ata sulmoheshin dhe në kritika kundrejt klubit Flamurtari, ndaj një pjese të medias që nuk pasqyronte të vërtetën për klubin Flamurtari.

 

Raportet e Flotës Kuqezi me klubin Flamurtari

Në shumicën e rasteve raportet e tifozerisë sonë me klubin kanë qenë të mira. Kundrejt klubit ka pasur kritika nga shumica e anëtarëve të Flotës të cilat besojmë se i ka vlerësuar të drejta edhe vetë klubi. Raportet e Flotës Kuqezi me klubin Flamurtari nuk kanë degjeneruar asnjëherë, ato kanë qenë gjithnjë të mira dhe synimi është të mbeten kështu si janë apo të forcohen. Klubi ka ofruar ndihmë tjetër për Flotën Kuqezi, që në fillimet e saj. Flota Kuqezi nuk ka pranuar sepse dëshiron të qëndroj e pavarur dhe të jetë një tifozeri autentike…. tifozat e Flotës Kuqezi… tifozat e Flamurtarit të Vlorës.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency